Home / Lajme / Maqedoni / Auto Shkollat kërkojnë testimi të bëhet në gjuhën shqipe.

Auto Shkollat kërkojnë testimi të bëhet në gjuhën shqipe.

Tetovë, 19 mars – Prej 13 marsit të këtij viti me vendim të MPB-së të gjithë auto shkollave u ndërpritet organizimi për mbajtjen e provimeve për marrjen e lejes për vozitje, dhe prej atij momenti të drejtën për organizimin e provimeve e ka qendra Auto Moto Start e cila ka fituar liçencën për organizimin e këtyre provimeve nga kjo ministri. Me këtë vendim nuk pajtohen 14 auto shkolla nga Tetova dhe Gostivari. Pronarët e Auto Shkollës Florida dhe Zebra thonë se nuk do ti dergojnë kandidatet e tyre në këtë qendër për të dhënë provimin..
“Derisa qendra të mbajë provim me avazin e vjetër dhe nëse nuk do të ketë teste në shqip ne nuk do t’I lejojmë kandidatet tonë. Faktikisht ne nuk I kemi të pargatitur për atë qendër përshkak se atje thuhet se do të mbahet me kompjutera është e paraparë dy gjuhësia dhe mësimi duhet të jese aqë ne nivel brenda një muaji duhet të përgatitet kandidati dhe të shkojë atje kurse ne kanditatet I kemi shumë të pa përgatitur si psigjikisht edhe gojarisht edhe në gjuhën shqipe”, thotë pronari I auto shkollës Zebra Ali Alili.

Ndërsa pronari I auto shkollës Florida Rahman Aliti, thotë se nëse nuk ka teste në gjuhën shqipe nuk do të fillojmë me bashkëpunimin.
“Ne nuk jemi kundër qendrës Auto Moto Start mirëpo jemi kundër ndalimit të provimeve ato ende nuk janë gati për mbajtjen e testeve na thanë se do të fillojnë prej 17, shohim se ende e kanë konkursin e hapur për pranimin punëtorve të rinjë anëtarve të komisionit që do të thotë se ata nuk janë komplet si qendër serioze për mbajtjen e provimeve dhe kjo na venë në dilem nëse këtu vazhdojnë provimet sikurse me ligjin e vjetër që e kemi patur ne të drejtën e mbajtjes së provimit në menyrë si çdo autoshkollë që ka plotësuar kushtet testet nëse nuk do të jesin edhe në gjuhën shqipe besoj se gjithë kemi një vendim të përbashkët do t’I ndërpresim ne përnjëherë deri sa të vednosen rregullat që testat të jesin edhe në gjihën shqipe”,E vetmja Auto Shkollë që përkrah qendren Auto Moto Start, auto shkolla Golf D thotë se do ti dergoj kandidatet tyre për të dhënë provimin në këtë qendër sepse do të ketë komision shqiptar dhe testi do të jetë në gjuhën shqipe.
“Testet do të jenë në gjuhën shqipe edhe besojmë që preja javës së ardhëshme do të fillojmë me teste, edhe anëtaret e komisionit do të jenë shqiptar tre komsione shqiptare dy komision maqedone janë formuar në këtë shoqatë, dhe këta përfaqsues shqiptar që marrin pjesë do t’I mbrojnë interesat në menyrë të denjtë të shiptarëve”, thotë Xhemil Arifi, pronar I auto shkollës Gold -D
Se a do të jenë testet në gjuhën shqipe dhe a do të ketë komision me anëtar shqiptar do të shihet gjatë javës së ardhshme kur edhe është paraprë që të mbahet provimi I parë në qendrën e liçencuar për dhënien e provimeve për marrjen e patentës Auto Moto Start për Tetovë dhe Gostivar.Gjithsej në Tetovë dhe Gostivar 14 auto shkolla momentalisht janë kundër bashkëpunimit me qendrën auto moto start. .
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *