Home / Lajme / Maqedoni / Cërvenkovski anashkalon “rekorderin” Tetovar

Cërvenkovski anashkalon “rekorderin” Tetovar

Tetovë, 19 Mars – Presidenti I Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, gjatë ndarjes së dekoratave për ato që kanë dhuruar gjak më shumë se një qind herë, ka anshkaluar Qenan Emini nga fshati Tenovë, I lindur në vitin 1954. Emini shprehet se të gjithë ata që japin gjak mbi 100 herë janë rekordera dhe aj është pjesë e tyre ndrësa nuk din arsyet e mos dekorimit dhe anshkalimit.Ai thotë se posedon dokumentacion që nga viti 1975 prej kur ka filluar të jap gjak, ka dhuruar 126 herë. ”Çdo tre muaj jap gjak, në shërbimin e transfuziologjisë në Tetovë, pa u ndalur asnjëherë. Herën e fundit kam dhuruar gjak, të enjten e kaluar. Ai është i dëshpëruar se ka dhënë gjak dy ditë para se të ndodhte tragjedia e Gërdecit.

”Jap gjak që të keteë rezervë dhe u nevojitet njerëzve dhe spitalit, sepse më mirë është që pacientit kur t`i duhet gjak të ketë se sa të pres që dikush të jep gjak në ato momente” thotë 54 vjecari humanist.Ai shton më tej dy herë është dekoruar për 100 herë të dhëna gjak në Tetovë edhe pse ai ka dhuruar më shumë se 100 herë gjak.Vjet morra dekoratë kur kisha dhënë gjak 110 ndërsa ajo më është llogaritur sikur të kiësha dhënë gjak 100 herë”, tha Emini..Ndërsa këtë vit nuk është dekoruar.Ai thotë se e ndjen veten se gjendet në mesin e rekorderëve, por nuk I din se pse nuk është dekoruar dhe anashkaluar.Ai ka treguar në organizatën e Kryqin e Kuq se sa herë ka dhënë por më tutje nuk e di se çka është bërë..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *