Home / Lajme / Maqedoni / Departamenti i Shtetit: Maqedonia nuk është qendër e madhe tranzite rajonale për kontrabandë të drogës

Departamenti i Shtetit: Maqedonia nuk është qendër e madhe tranzite rajonale për kontrabandë të drogës

Shkup, 1 mars – Maqedonia nuk është qendër e madhe tranzite rajonale për kontrabandë të drogës, thuhet në raportin më të ri të Departamenti të Shtetit për strategji ndërkombëtare për kontrollë të narkotikëve. Qeveria e Maqedonisë ka arritur suksese të mëdha në luftën me kontrabandën me drogën – sasia e drogës së konfiskuar në Maqedoni dukshëm është rritur në 10 muajt e parë të vitit 2007, në krahasim me vitin e kaluar, duke marrë parasysh 500 kilogramë kokainë të kapura në kufirin me Kosovën në janar të vitit të kaluar. Përdorimi i narkotikëve në vend vazhdon të zvogëlohet. Autoritetet e Maqedonisë bashkëpunojnë ngushtë me shërbimet për luftë kundër drogës në rajon, duke përfshirë edhe misionin e KB-së në Kosovë(UNMIK), thuhet në raport.

Korrupsioni në Maqedoni është i pranishëm gjithkund. Rrogat e ulëta dhe shkalla e lartë e papunësisë, kontribuojnë për ryshfet të zbatuesve të ligjeve. Edhe krahas asaj vetëdija publike për shkallën e korrupsionit në Maqedoni u rrit në vitin 2007, si dhe besimi i opinionit në aftësitë e Qeverisë që të luftojë kundër korrupsionit.Në raport theksohet në anketën, sipas së cilës 44 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se kanë marrë ryshfet, që tregon se problemi është akut. Gjyqësia edhe mëtej është e dobët dhe shpesh akuzohet për korrupsion. Lidhur me politikën dhe zbatimin e saj, Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk e inkurajon apo lehtëson prodhimin ilegal të drogës apo larjen e parave nga kontrabandimi me drogë, thuhet në raportin më të ri të Departamentit të Shtetit..
(U.H)

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *