Home / Lajme / Maqedoni / Elita 5 koncert humanitar për Gërdecin

Elita 5 koncert humanitar për Gërdecin

Tetovë, 28 mars – Me rastin e tragjedisë që ndodhi në Gërdec të Republikës së Shqipërisë grupi muzikor tetovar “ELITA 5”, me 31 mars do të organizojë një koncerët humanitar që titullohet “SËBASHKU” ndërsa pjesëmarrës në këtë kocertë do të jetë edhe këngëtarja e mirënjohur Genta dhe këngëtare të tjerë. .
Tani është rasti ku mund të tregojmë solidaritetin tonë si popull dhe si njerëzm, me një qëllim të vetëm, të ndihmojmë atyre të cilëve ndihma jonë është më se e nevojshme. .
Jemi dëshmitarë të një ngjarje tragjike, me të cilën u ballafaquan dhe ende I perjetojnë pasojat si banoret e Gërdecit poashtu mbarë popullata shqiptare.

Me një thirrje “SËBASHKU” ne mund të bëhemi urë për tejkalimin e situatës si për banoret e Gërdecit të Vorës por poshtu edhe për mbarë Shqipërinë. .
Mjetet që do të grumbullohen nga ky kocertë do tu dedikohen banorve të Gërdecit, andaj pjesmarrja më e madhe do të ishte një ndihmë edhe më e madhe. .
Koncerti do të mbahet në qendrën për kulturë në Tetovë me fillim në ora 18:00 dhe 20:30. .
Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *