Home / Lajme / Maqedoni / Forumi i gruas i PDSH-së shënoi 7 dhe 8 marsin

Forumi i gruas i PDSH-së shënoi 7 dhe 8 marsin

Tetovë 10 mars-Përfshirja e gruas në jetën institucionale, politike dhe kulturore, gjithmonë ka qenë objektiv i Partisë Demokratike Shqiptare. Kështu ka vlerësuar kryetarja e Forumit të Gruas pranë kësaj partie, Merale Ferati, gjatë një manifestimi të organizuar të shtunën në Hotelin “Lirak”, për nder të 7 dhe 8 marsit
“Sot kur jemi dëshmitarë se gruaja është në radhë të parë e aftë, e denjë për të bartur çdo përgjegjësi edhe njëherë bindemi për padrejtësitë shekullore që janë bërë ndaj saj. Në këtë kuptim është domosdoshmëri e faktorit kohë që gruaja të jetë hallkë e rëndësishme në kuadër të shoqërisë. Vetëm në këtë mënyrë do të promovohen dhe demonstrohet forca dhe pesha intelektuale e gruas”, tha Ferati. Sipas saj, nëse analizohet pozita e femrës shqiptare në shoqëri dhe familje, do të konstatohen ndikime nga qytetërimi perëndimor, që vazhdimisht përhap vlerën e së drejtës për barazi të plotë gjinore, për autonomi në vendimmarrje si dhe ndikime orientale që përputhen me mendësinë tradicionale patriarkale, përkatësisht autoritare. “Në kuadër të PDSH-së elementi femër zë një vend të rëndësishëm, si ne vendimmarrjen politike, në atë organizative, ashtu edhe në aspektin institucional”, nënvizoi Ferati, duke shtuar se femra është e përfaqësuar në parlament, në kryesinë e partisë, në institucionet vendimmarrëse, në arsim, shkencë e kështu me radhë.

Për hir të se vërtetës, tha më tej ajo, ky potencial duhet konsideruar si fillimi i kthesës së madhe në krijimin e relacioneve të reja, ku barazia të mos kuptohet vetëm si mekanizëm numrash. Në këtë manifestim të Forumit të Gruas pranë PDSH-së, ishin të pranishëm edhe nënkryetarët e partisë, Ruzhdi Matoshi dhe Arjeta Veliu. “Në mënyrë praktike PDSH-ja tregoi se femra shqiptare në Maqedoni mund të menaxhoj dhe mund të krijojë shumë hapësira për t’i ndihmuar qytetarët nëpër institucionet. Prandaj nuk duhet që në të ardhmen ju të ndaloni me kërkesat për marrjen e pozitave menaxhuese, për shkak se në PDSH kjo mundësohet edhe ne bashkërisht duhet të insistojmë për një gjë të tillë”, tha Matoshi. Ai përkujtoi se femrat e FGPDSH-së bëjnë shumë punë fisnike, nëpër shkolla, spitale e kështu me radhë. Ndërkohë, Adelina Marku përkujtoi se pozita e gruas shqiptare në shoqëri duhet të avancohet edhe më shumë dhe të arrijë në nivelet më të larta të shoqërisë, njëkohësisht duke i dhënë fund diskriminimit të saj…
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *