Home / Lajme / Maqedoni / Hapet një paralele për fëmijët shqiptarë

Hapet një paralele për fëmijët shqiptarë

Tetovë, 1 mars – Kah mesi i këtij muaji është hapur një paralele e kopshtit të fëmijëve Mlladost në lagjen afër qendrës sportive në Tetovë me mësim në gjuhën shqipe. Në çerdhen që gjendet afër shkollës së mesme ekonomike deri më tani janë përkujdesur vetëm fëmijët e nacionalitetit maqedon ndërsa me kërkesë të prindërve shqiptarë që jetojnë në këtë lagje të cilët dërguan edhe peticion me nënshkrime u hap një paralele ku përkujdesen fëmijët shqiptarë. Drejtoresha e kopshtit të fëmijëve Mlladost Ramie Dauti, thotë se është plotësuar një kërkesë e madhe e prindërve shqiptarë dhe thotë se shpresojmë se në të ardhmen kjo paralele do të të frekuntohet nga më shumë fëmijë, sepse edhe kushtet janë të mira.”

Aktualisht 9 fëmijë përkujdesen në paralele, ku një edukatore shqiptare është e angazhuar, ndërsa nëse e kërkon nevoja atëherë do të angazhohen edhe edukatore tjera.Megjithatë kjo është nja hap pozitiv sepse është plotëuar një kërkesë e kahmotshme e prindërve të kësaj lagje, ndërsa presim që në të ardhmen kjo paralele të frekuentohet më shumë ”, deklaroi Dauti.Ndryshe, sipas të dhënave gjithsej 392 fëmijë përkujdesen në çerdhet e Tetovës, dhe janë të nadara në 30 paralele në 5 objekte ku dominojnë fëmijët maqedon, pasi që 20 paralele janë më fëmijë maqedon ndërsa 9 janë shqiptarë ndërsa edhe një që është hapur këtë muaj numri arrinë deri në 10 grupe.Përkujdesja ditore prej tetë orëve në Kopshtin e fëmijëve kushton 1490 denarë ndërsa për gjysëm ditorë (4 orë) 860 denarë..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *