Home / Lajme / Maqedoni / Katër rrugë njëkahëshe në Tetovë

Katër rrugë njëkahëshe në Tetovë

Tetovë, 30 mars – Katër pika më të ngarkuara në komunikacion me propozim të kryetarit të Komunës së Tetovës, është formuar një komision për të përpiluar një plan për shpalljen e rrugëve njëkahëshe. Propozim plani është në fazën e fundit dhe I njejti do t’I prezantohet këshillit të komunës së Tetovës gjatë muajit prill, thotë udhëheqësi I sektorit të komunikaciont në komunën e Tetovës Zija Qamili .“Sa i përket propozim planit për shpalljen e rrugëve njëkahëshe në qytetin e Tetovës nga ana e komisionit janë vlerësuar si pika më kritike katër pika. Pika e parë është rrugët në Çarshinë e Epërme të qytetit, rruga e butiqeve, bulevardi tek hamami I qytetit kyçja në bulevard ku aty nuk e kemi të zgjidhur me sinjalizim adekuat ose semaforë, dhe rruga e spitalit Mehmet Pash Deralla si dhe rruga e Komunës Dervish Cara” tha Qamili.Komisioni për përpilimin e planit për shpalljen e rrugëve njëkahëshe përbëhet prej disa anëtarëve të subjekteve të ndryshme, tha Qamili.

“Në këtë komision janë të përfshirë anëtar prej subjekteve të ndryshme duke fillur prej seksionit për komunikacion nga ana e komunës së Tetovës, Policia e komunikacionit, ndërmarrja publike Geoinzhinering si dhe dy anëtar prej këshillit të komunës së Tetovës” deklaroi ai. Me propozim të kryetarit të Komunës së Tetovës, u morrë qendrim që të formohet një komision për përpilimin e planit për shpalljen e disa rrugëve njëkahëshe në qytetin e Komunës së Tetovës. Lidhur më atë se a do të respektohet më pas vendimi që do të votohet nga këshilli I komunës së Tetovës, në ato rrugë ku do të vendoset që të kalojnë në rrugë njëkahëshe, Zija Qamili thotë se për atë qëllimi është formuar komisioni pak me I gjërë me arsyetim se ç’do njeri të merr barrën dhe të insistojmë në maksimum që ky plan të respektohet edhe në teren. .
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *