Home / Lajme / Maqedoni / Këngët e festivalit Bletëzat keqpërdoren nga persona të pautorizuar

Këngët e festivalit Bletëzat keqpërdoren nga persona të pautorizuar

Tetovë, 1 mars – Radio Bleta përmes një komunikate drejtuar mjeteve të informimit, bën të ditur se pa leje të organizatorit dhe drejtorisë së festivalit, Bletëzat 2007, disa persona në mënyrë jo legjitime organizojnë koncerte me këngë për fëmijë që dolën nga ky festival me ç`rast përfitojnë mjete materiale nga biletat hyrëse që për çdo nxënës të shkollës fillore janë në vlerë prej 50 denarë. Duke marrë parasysh se deri më tani janë mbajtur tre koncerte të këtilla del se këta persona të pautorizuar kanë përfituar gjithsej 60.000 denarë. Me këtë rast Radio Bleta dhe drejtoria e festivalit Bletëzat njofton prindërit e fëmijëve pjesëmarrës në festivalin Bletëzat -2007, se pa autorizimin e tyre nuk kanë të drejtë t`i lejojnë fëmijët e tyre të marrin pjesë në këto koncerte, sepse në marrëveshjen e nënshkruar në mes tyre dhe drejtorisë së festivalit një gjë e tillë është e ndaluar pa lejen e organizatorit.

Gjithashtu njoftohen edhe drejtorët e shkollave fillore dhe drejtorët e hapësirave ku mbahen këto koncerte që në të ardhmen të rishqyrtojnë mirë vendimet e tyre kur u lejojnë nxënësve që gjatë procesit mësimor të ndjekin koncert nga organizatorë të paligjshëm.Njëherit Radio Bleta për personat e pautorizuar ka paralajmëruar edhe fletëparaqitje penale deri te prokuroria e gjykatës së Tetovës..
(R.K)

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *