Home / Lajme / Maqedoni / Kthehen 50 punëtorë në Silmak

Kthehen 50 punëtorë në Silmak

Tetovë, 29 mars – Është lëshuar në përdorim edhe një furrë e kombinatit Silmak në Jegunoc. Me fillimin me punë të kësaj furre pritet që të rritet prodhimi për 15 ton, nga prodhimi I deritanishëm rreth 100 ton ferosicilium. Sipas përgjëgjësve të këtij kombinati me lëshimin në përdorim të kësaj furre javën e arëshme pritet që në punë të kthehen edhe 50 punëtorë. Këta të punësuar janë në pushim të dhunshëm që nga katër janari I këtij viti. Me lëshimi e një reparti të tre furrave më 11-in e këtij muaji nga gjithsej 580 punëtorë të cilët ishin në pushim të dhunshëm, ën punë u kthyen rreth 300 puëntorë.Silmak nga fillimi I këij viti pas liberalizimit të tregut të rrymës leketrike ndërpreu punën, pasi që udhëheqësia e kombinatit vlerësoi se nuk është e dobishme që vet të blejë rrymë.

“Në takim arritëm marrveshje me udhëheqësin që fabrika të vazhdojë me punë, në lidhje me furnizimin me rrymë nga ana e shtetit në orët e mbrëmjes me 30 megavat, nga ana e Silmakut do të sigurohet sasia ditore e cila është përafërsisht 30 megavat, ajo do të mundësoj të restartojë fabrika dhe pritet të ndodhë kah mesi I muajit mars, kënaqësi është sepse gjetëm gjuhë të përbashkët me udhëheqësinë, arritëm kompromis nga ana jonë pak nga ana tyre pak dhe në fund gjetëm zgjidhje ashtu siç prisnim, arritëm që fabrika të mbijetojë dhe rajoni të mbijetoj dhe të njejtit puntorë të punojnë”, tha Stavrevski, gjatë qëndrimit të tij në Silmak muajin e kaluar.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *