Home / Lajme / Maqedoni / Leni inatet dhe na ndërtoni bibliotekën

Leni inatet dhe na ndërtoni bibliotekën

Tetovë, 10 mars – Përfaqësuesit e unioneve të studentëve në Tetovë, ai I USHT-së dhe UEJL-së, kanë grumbulluar mbi 10, mijë nënshkrime për të senzibiliuar institucionet shtetërore dhe ato komunale që të ndërtohet bibilioteka e Tetovës. Sipas përfaqësuesve të dy unioneve gjatë një takimi me gazetarë, në rast të zhagitjes së mëtejshme të ndërtimit të bibliotekës ata nuk kanë përjashtuar mundësinë e organizimit të protestave. Fisnik Shabani sekretar I I unionit të studentëve në USHT dhe Arjan Thaçi, përfaqësues I unionit të UEJL-së, gjatë një takimi me gazetarë arsyetuan kërkesën e tyre drejtuar institucioneve..
“Çështja e e hapjes së bibliotekës është një çështje që na preokupon neve si unione studentore dhe duke patur parasysh faktin se ky është një proces që prej kohësh ka ngelur dhe ne si unione reagojmë në formatt respektive që kemi paraparë duke mbledhur nënshkrime përmes një peticioni të organizuar nga ana e jonë në mesin e studentëve në dy universitetet tona”, tha Fisnik Shabani.

Ndërkaq, Arjan Thaçi, nga unioni I studentëve të UEJL-së, tha se në emër të mijërave nënshkrimeve kërkojmë që përfundimisht të inicohet një projekt për ndërtimin e një biblioteke moderne dhe bashkohore në qytetin e Tetovës.”Për rrumbullaksimin e infrastrukturës arsimore në këtë qytet me dy universitete dhe për realizimin e idesë organike të çdo civilizimi –pasurimin dhe ngritjen shpirtërore të studentëve dhe të qytetarëve që jetojnë dhe veprojnë në qytetine Tetovës”, tha Thaçi.
Ndërkaq, kërkesën që në kohë sa më të shkurtë të marrin përgjigje e drejtuan kryetarët e unioneve Gadaf Uzeiri dhe Agon Ferati.”Të nisur nga nevoja spirituale e çdo populli por edhe nga mangësia infrastrukturore për përmbushjen e saj shprehim dëshirën kolektive të të gjitha studentëve dhe nxënësve, për mundësimin e e ekzistimit të bibliotekës”, tha Gadaf Uzeiri, kryetar I Unionit të Studentëve të USHT-së.Ndërkohë që Agon Ferati kryetar I I unionit të studentëve të UEJL-së tha se nuk ka sgjë më të bukur për çdo popull se sa rinia e tij të kërkojë të arsimohet prandaj apelojmë dhe lusim të gjitha institucionet që hasin në këto peticione të marrin parasysh atë dhe të veprojnë në bazë të kërkesës sonë”, tha Ferati.Kërkesa u është drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Minsitrisë së Kulturës dhe komunës së Tetovës.Të dy kryetarët përsëritën qëndrimin se në këtë rast duhet të lihen anash inatet politike dhe të punohet në ndërtimin e bibliotekës.
Ndryshe, sipas përfaqësuesve të këtyre dy unioneve, duhet që të tejkalohen të gjitha mosmarrëveshjet mes pushtetit lokal në Tetovë dhe Ministrisë së Kulturës që të tejkalohen, me qëllim që të ndërtohet biblioteka e Tetovës.Sipas tyre është realizuar një takim me përfaqësuesit e ministrisë së Kulturës dhe është marrë premtim për t`u ndërtuar objekti për të cilin kjo ministri ka ndarë mbi 900 mijë euro, ndërsa presim përgjigje që së shpejti të takojnë edhe kryetarin e komunës së Tetovës, Hazbi Lika.Ndërtimi I objektit të bibliotekës është inicuar nga vetë qeveria e Maqedonisë, ndërkaq, kundërtheëniet mes ministrisë së Kulturës edhe komunës së Tetovës kulmuan me zvarritjen e këtij projekti..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *