Home / Lajme / Maqedoni / Lideri I PDSH-së Menduh Thaçi personalitet i javës në Shqipëri

Lideri I PDSH-së Menduh Thaçi personalitet i javës në Shqipëri

Tetovë, 18 mars – Gazeta “Koha Jonë” ka bërë publike anketën e javës , ku kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Menduh Thaçi është radhitur i dyti në klasifikim si personalitet i javës. Anketa on line e realizuar nga gazeta e përditshme “Koha Jonë”, por edhe votat nga juria profesionale kanë vendosur që vendimi i PDSH-së dhe Thaçit për dalje nga koalicioni qeveritar të marrë 38.3 për qind të votave. Duhet theksuar se është hera e parë që një politikan ose personalitet nga Maqedonia të radhitet në mesin e katër vendeve të para, madje edhe në të dytin. Kjo sipas deklarimeve të jurisë, arsyet pse njëri personalitet është vënë në listën e votimeve, caktojnë rëndësinë dhe kërshërinë e lexuesve të gazetës, por edhe atyre votuesve të shumtë që votojnë në këtë anketë.Ndryshe, në sondazhin e javës personazhet zgjidhen nga një juri. Kushdo mund të votojë një herë për një person të vetëm, ndërsa për votimin e personazhit të javës merret parasysh votimi online i lexuesve të gazetës tiranase “Koha Jonë”. Votimi është i vlefshëm nga e hëna në të diel, derisa votimit online i shtohet votimi i jurisë, ku çdo person ka të drejtën e 10 pikëve. Në këtë anketë, për të zgjedhur personazhin e javës në Shqipëri, kanë votuar rreth 1000 persona.

Gazeta “KOHA JONË” është e vetmja gazetë shqiptare në Tiranë që merret me anketime për zgjedhjen e personazhit të javës, ndërkohë që media tjera merren me përzgjedhjen e personazhit të vitit, por vetëm brenda Shqipërisë. Rënditja Jozefina Topalli për nismat që i japin grave më shumë të drejta39.2% Menduh Thaçi për daljen nga koalicioni qeveritar i Shkupit. 38.3% Ndriçim Xhepa, për rolin e interpretuar te “Daja Vanja”, 14.8% , Marko Bello, për thirrjen që LSI të mos marrë anëtarët e PS, 7.8%

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *