Home / Lajme / Maqedoni / Merhamet solidarizohet me Gërdecin

Merhamet solidarizohet me Gërdecin

Tetovë, 28 mars – Nga dita e sotme ka filluar grumbullimi I ndihmave për banoret e Gërdecit të Republikës së Shqipërisë, që tubohen në organizaten humanitare Merhamet dega ne Tetovë. Apelit tonë për të grumbulluar ndihma I janë përgjigjur një numër I madhë I qytetarëve Tetovar dhe numri I tyre pritet që të rritet diteve në vijim, thotë Besir Zeqiri, kryetari I OH ”Merhamet” dega Tetovë.

Zeqiri thotë të gjitha ata që dëshirojnë që të japin ndihmë për banoret e Gërdecit mund të japin ndihma të ndryshme. Aksioni do të zgjasë deri sa të ofrohen ndihma nga ane e popullatës, ndërsa kontigjenti I parë me ndihma për në Shqipëri pritet që të niset javën e ardhëshme. Aksioni për grumbullimin e ndihmave humanitare për tragjedinë e Gërdecit titullohet me moton “Ta ndihmojmë Gërdecin ta dëshmojmë vëllazërinë dhe humanitetin”. Të gjithë ato që dëshirojnë të japin ndihmen e tyre ata mund të drejtohen në zyren e OH “Merhamet që gjendet në rrugën që të shpie në kodrën e diellit. .
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *