Home / Lajme / Rajon / Nëntë vjet nga bombardimet e NATO në Kosovë

Nëntë vjet nga bombardimet e NATO në Kosovë

Tetovë, 24 mars – Sot është nënvjetori i ditës së fillimit të fushatës së bombardimeve ajrore të NATO-s , kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi. Intevenimi ushtarak i aleancës së NATO-s, i cili përfundimishtë dëboi ushtrinë dhe policinë e regjimit diktatorial të Sllobodan Milosheviqit. Ky përvjetor i ndërhyrjes së NATO-s dallon nga përvjetorët e deritanishëm sepse shënohet në Kosovën e lire dhe të pavarur.
Me 24 mars të vitit 1999, filluan bombardimet ajrore të NATO-s kundër objekteve ushtarake të Serbisë të cilët zgjatën afër tre muajve.

Vendimi për sulme më 23 mars 1999 është marrë nga udhëheqës të NATO-s, pas negociatave të pasukseshme në Rambuje dhe në Paris.
Në këtë periudhë kohore në Kosovë po ndodhte spastrimi etnik nga forcat policore, ushtarake si dhe paramilitare të Serbisë. Afër 1 milion shqiptarë u dëbuan në mënyrë të dhunshme nga regjimi i egër dhe diktatorial i Serbisë. .
Shumica e kosovarëve kurr nuk e harrojnë momentin kur NATO më 24 mars ora 19:45 filloi bombardimet ajrore për të bërë një kthes historike për popollin shqiptarë. .
Kryetari i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se kjo datë historike e gjen vendin tonë me ëndrrën e përmbushur dhe tashmë të njohur edhe zyrtarisht nga vendet më të mëdha të demokracisë botërore. .
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Ramush Haradinaj përulet para varrit të Ibrahim Rugovës (Foto)

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj është përulur në orët e para …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *