Home / Lajme / Maqedoni / Një muaj pas erës pritet zhdëmtimi

Një muaj pas erës pritet zhdëmtimi

Tetovë, 1 mars – Më 27 janar një stuhi e shoqëruar me era të fuqishme përfshiu vendin tonë. Si pasojë e kësaj ere u shkaktuan dëme të mëdha materiale.Sipas të dhënave të para jozyrtare, dëmet konsiderohen në mbi 100 mijë euro, por ende nuk ka një vlerësim të saktë për të gjithë rajonin. Vetëm në Komunën e Tetovës, dëmet e shkaktuara nga stuhia e erës janë mbi 50 mijë euro. Këtë e konfirmoi kryetari i komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në Komunën e Tetovës, Qefali Avzija. Sipas tij, një komision komunal ka bërë vlerësimin në vendin e ngjarjes dhe të gjithë dokumentacionin e duhur e ka dorëzuar në qendrën për menaxhim me kriza, prej ku ende nuk ka një përgjigje. “Nga ana e komunës janë kryer të gjitha obligimet, por nuk ka përgjigje nga qeveria, gjegjësisht nga Qendra për Menaxhim me Kriza”, u shpreh Avzija.

Dëme të konsiderushme materiale u vërejtën edhe brenda në qytet, si tjegulla të thyera, materialet propaganduese të shitoreve të përmbysura dhe mure të rënuara të shtëpive. Më së shumti nga era u dëmtua rajoni i Tetovës, ku disa lagje mbetën pa rrymë si, komuna e Bogovinës si dhe pjesë të banuara të rajobnit Tetovë Jazhincë.Vlerësimi i dëmeve është bërë edhe në Komunën e Tearcës dhe vlerësohet në disa mijëra euro. Mirëpo autoritetet komunale shprehen se nuk kanë mundësi për t’i kompensuar ato dhe presin mbështetje nga ana e Qendrës për Menaxhim me Krizat. Dëme të konsiderueshme materiale u shkaktuan edhe në hotelet e Qendrës turistike “ Kodra e Diellit” . Për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik, një pjesë e madhe e rrethit të Tetovës ngeli pa energji elektrike. Drejtori i kësaj qendre Alajdin Asani tha në atë kohë se dëmet ishin si pasojë e mos sanimit të gjendjës pas dëmtimeve të vitit 2001, sanimet janë bërë parciale por ato sanime edhe ndikimet janë për mossanimin total I hotelit I cili u dëmtua gjatë 2001..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *