Home / Lajme / Maqedoni / Parku i dialogut në Tetovë

Parku i dialogut në Tetovë

Tetovë, 21 mars – Me rastin e ditës ndërkombëtare të tolerancës dhe vitit Evropian për dialog, ndërmjet kulturave të ndryshme , më 21 dhe 22 mars në Shkup, Tetovë dhe Ohër mbahet një manifestim me emrin “Ditët e Shoqërisë”. Qëllimi I këtij manifestimi është afirmimi I ideave në bazë të Parkut të tolerancës, ndërsa këtu hyn dialogu, respekti dhe mirkuptimi I ndërsjellt, tha Afrim Tahiri, sekretar I Bashkësisë Islame të Maqedonisë.
Edhe në Tetovë gjatë ditës së djeshme për vizitë në Xhaminë e Larme ishin ambasadorët e Rusisë, Malit të Zi dhe Ukrainës, ndërsa përfaqësues kishte edhe nga ambasada e Rumanisë dhe Kraacisë.Në lidhje me këtë vizit sekratari I përgjithshëm I Bashkësisë Islame të Maqedonisë Afrim Tahiri u shpreh, se, qëimi I kësaj vizite është që delegacionet dhe përfaqësuesit e akredituar në vend të njihen me kulturën e popujve në këtë vend, me religjionet e tyre, traditat fetare dhe kombëtare si dhe me infrastrukturën e monumenteve historiko-kulturo-fetare.

Ky delegacion është përcjellë edhe nga përfaqësues të organizatave joqeveritare, nga kori diploatik në vend si edhe nga nxënës të shkollave të ndryshme siç janë ato nga shkollat e mesme të qytetit të Tetovës, Gostivarit, Dibrës, Kumanovës dhe Shkupit, me përzierje etnike..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *