Home / Lajme / Maqedoni / Pas 40 viteve emërohet drejtor shqiptar

Pas 40 viteve emërohet drejtor shqiptar

Tetovë, 1 mars -Pas 40 vite funskionimi shkolla shtetërore e muzikës Todor Skallovski Tetoec, në Tetovë, me drejtor shqiptar. Ditë më parë me vendim të ministrisë përkatëse në postin e drejtorin është emëruar Jeton Pustina i cili katër vite ka qenë si ligjërues në këtë shkollë. Edhe pse kjo shkollë është frekuentuar më shumë nga nxënësit e shqiptar, mësimi është ndjekur në gjuhën maqedone. Por nuk ka mjaftuar kjo që shqiptarët të anashkalohen sepse edhe kuadri mësimdhënës ka qenë shumicë e përkatësisë Maqedone. Me emërimin e drejtorit të ri priten ndryshime radikale që të bëhen në këtë shkollë. Jeton Pustina, drejtor i posaemëruar në shkollën shtetërore të muzikës thotë se primare në punën e tij do të jetë angazhimi i kuadrit profesional shqiptar dhe vendosja e mësimit në gjuhën shqipe.

Drejtori shprehet se në këtë shkollë i cila funskionin edhe si shkollë fillore edhe si shkollë e mesme, mësimin e ndjekin 425 nxënës.”Prej tyre janë 300 që vijojnë mëmimin në shkollën fillore dhe 129 në shkollën e mesme.Poashtu në kuadër të kësaj shkolle funskionon edhe një paralele në qytetin e Strugës, ku mësmin e ndjekin 40 nxënës”, deklaroi ai.Prioritet në punën e Pustinës do të jetë bashkëpunimi më fakultetin e Muzikës në USHT, ku sipas tij ky bashkëpunim ka munguar vite me radhë, por tani e tutje do të punohet në drejtimin e këmbimit të kuadrove.Drejtori Pustina tha se së shpejti deri te ministria e arsimit do të parashtrojë kërkesë për inventar të nevojshëm dhe paijsje tjera të domosdoshme për punën e shkollës.Emërimi i Pustinës kohë më parë shkaktoi reagime të shumta tek partitë opozitare maqedone të cilët kundërshtuan vendosjen e këtij kuadri në krye të një institucioni i cili viteve të fundit është frekuentuar nga shqiptarët..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *