Home / Lajme / Maqedoni / Plagos shokun e tij në sy

Plagos shokun e tij në sy

Tetovë, 9 mars – Një 19 vjeçar nga Tetova të premten në mbrëmje ka mbetur i plagosur në sy nga dora e shokut të tij. Sipas informatave të policisë, ngjarja është regjistruar pak kohë para mesnatës, kur personi me iniciale D.M. ka lënë të plagosur shokun e tij M.R. Incidenti, i cili ka rrezikuar jetën e 19 vjeçarit, ka ndodhur rreth orës 23 e 30 minuta, para lokalit “Tifani” në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë.
Në momentet kritike, dy protagonistët e incidentit dhe një shok i tyre me iniciale B.I., kanë udhëtuar me veturën e tipit “Golf 4”. Në kohën kur tre të rinjtë kanë qenë në veturë, D.M. ka nxjerrë një pistoletë sinjalizuese dhe ka filluar ta drejtoj ndaj shokëve. Ndërkohë ka mjaftuar një moment pakujdesie e D.M., i cili ka shkrepur pistoletën, plumbi i të cilës ka përfunduar në syrin e majtë të 19 vjeçarit.

Menjëherë pas incidentit, me të njëjtën veturë, R.M. është dërguar në spitalin e Tetovës. Atje mjekët i kanë sanuar plagën, por duke e parë seriozitetin e saj, ai është nisur në Qendrën klinike në Shkup, ku edhe është mbajtur në mjekim të mëtejshëm. .
Pas shtrimit të të riut, mjeku kujdestar i Qendrës klinike për pacientin e pranuar ka informuar policinë. Pak kohë më vonë, në policinë e Tetovës ka dhënë deklaratë D.M., i cili ka pranuar veprën. Atij i është konfiskuar pistoleta, ndërsa pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal..
U.H

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *