Home / Lajme / Maqedoni / Pustetat shiten nga 10 mijë denarë

Pustetat shiten nga 10 mijë denarë

Tetovë, 18 mars – Kapakët metalik të pusteva janë bërë cak i preferuar i vjedhësve, për çka thuajse në çdo pjesë të qytetit krijohen gropa. Me këtë rast edhe dëmin të cilën ia shkaktojnë Ndërmarjes publike komunale “Tetova” në Tetovë është shumë i madh. Sipas drejtorit të kësaj Ndërrmarja Hajrullah Hasani vetëm një kapak metalik i pusetave kushton afër 10 mijë denar. Problemi me “zhdukjen” e kapakëve të pusetave ka marrë përmasa të tilla sa që kjo ndërmarrja ndjehet e pafuqishme të luftojë kundër kësaj dukurie.Ai gjithashtu tha se për kët problem është njoftuar edhe policia, ku sipas tyre këto kapak janë atraktiv tek vjedhësit për shkak peshës së tyre.

”Ky nuk është problem aktual që është përhapur tani, por ekziston që 5 vejt në qytetin tonë.Me këtë problem përballemi që moti dhe gjithmonë kur kemi hetuar se është vjedh një pusetë ne e kemi zëvendësuar me tjetër por kjo nuk mjafton sepse nuk mund të vendosim roje tek çdo pusetë dhe shpresoj se në këtë drejtim edhe policia do të jetë më aktive”, thotë Hasani
Ndërkaq, frekunetimi I qytetarëve është shumë i madhe dhe nëse nuk janë të kujdesshëm shumë lehtë mund të bien e posaçërisht kur bëhet fjalë për këmbësorët, në ato vende ku mungojnë pustetat.Poashtu nuk kanë munguar ankesat e vozitësve të cilët shpesh dëmtojnë veturat e tyre në vendet ku mungojnë pusetat. Një problem që tangon qytetin e Tetovës që 5 vite me radhe akoma nuk po gjen zgjidhje.Vjedhja e pusetave apo shakteve të njohur në popull është një përditshmëri e vjedhësve tetovarë. Sipas drejtorit të ndërrmarjes publike komunale Tetova –Tetovë, Hajrullah Hasani vetëm një kapak metalik i pusetave kushton afër 10 mijë denar.Dyshohet se vjedhësit përfitojnë shuma të mëdha nga shtija e tyre..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *