Home / Lajme / Maqedoni / Qend endacak sulomojnë dhent

Qend endacak sulomojnë dhent

Tetovë, 10 mars – Dymbëdhjetë qengja të ngordhur dhe 3 mijë euro dëm material. Është ky bilanci i sulmit të qenve endacakë ndaj stallës së Fuat Rexhepit në fshatin Kamjan të Tetovës. Rexhepi më se 20 vite merret me ruajtjen e bagëtisë, ndërsa kohë më parë mori 2 mijë euro kredi për ta ushqyer bagëtinë e tij..
“Dukuria e qenve endacak edhe kësaj radhe mori haraçin e vet, kjo le të jetë një vërejtje serioze për organet përkatëse se ndoshta në të ardhmen e afërt mund të ndodhë ndonjë tragjedi, ku mund të pësojnë njerëzit”, thotë Rexhepi. .
Burimi i jetesës së Rexhepit është bagëtia. “Me ruajtjen e bagëtisë sigurojë mbijetesën për anëtarët e familjes sime”, shton i dëmtuari. Rexhepi paralajmëron se do të kërkojë ndihmë nga organet përkatëse, sikurse edhe kompensim të dëmit të shkaktuar. Kryetari i komunës së Bogovinës, Nevzat Elezi, thotë se kjo dukuri nuk është prezent vetëm në këtë komunë, por edhe viset tjera.

“Duhet që të ketë një përkujdesje më të veçantë ndaj kafshëve shtëpiake, por komuna nuk ka buxhet që të përkujdeset për rastet sociale të banorëve të saj, lërë më për gjërat tjera. Ne do të bëjmë gjithçka që është në kompetencat për të ndihmuar këtë rast”, thotë ai..
Urim HASIPI

Gjithashtu lexo

Sot para gjykatës themelore të Kumanovës, ndryshoi qëndrimin e tij,pendohet vrasësi i Almir Aliut, u kërkon falje familjarëve

Boban Iliq, i akuzuar për vrasjen e Almir Aliut, sot para Gjykatës Themelore të Kumanovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *