Home / Lajme / Maqedoni / Tetova nikoqire e bienales së katër

Tetova nikoqire e bienales së katër

Tetovë, 23 mars – Të mërkurën në mënyrë solemne në qendrën kulturore në Tetovë, do të hapet bienalja e katërt ndërkombëtare e grafikës së formatit të vogël.Bienalja, jo vetëm që ngritet në një manifestim të rëndësishmë figurativ, njëherit, përmes konceptit të projektuar ajo imponohet me larshmërinë e temave bartëse të këtij aktiviteti, thotë organizatori I këtij evenimenti Velimir Cvetanovski.Sipas tij, tema e kësaj bienale është trashëgimia kulturore. Ai tha se ky manifestim deri diku do të kontribuojë që e kalauara me trashëgimin kulturore të shërbejë si bazë e ndërtimit të urave midis popujve.”Në këtë bienale do të marrin pjesë 300 autorë nga gjithë shtetet evropiane ku këtu përfshihet Kosova dhe Shqipëria dhe do të prezantohen 1200 grafika”, thotë ai.

Mixhait Pollozhani tekst shkruesi I kësaj binela njëherit edhe anëtar I komisionit, në komentin e tij ka thënë se Maqedonia paraqet një shembull tipik të mjedisit multietnik dhe multikulturor. Sipas tij kjo traditë paraqet pasuri univerzale me veçori të përgjithshme civilizuese. Kjo bienale e katërt ndërkombëtare e grafikës së formatit të vogël do të zgjasë plot 15 ditë, në qytetin e Tetovës..
Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *