Home / Lajme / Maqedoni / Tetova nikoqire e panairit arsimor Ballkanik

Tetova nikoqire e panairit arsimor Ballkanik

Tetovë, 24 mars – Qyteti i Tetovës, do të jetë nikoqir i Panairit Arsimor Ballkanik që do të mbahet më 23, 24 dhe 25 Prill 2008, në ambientet e Qendrës Kulturore të Tetovës. Qëllimi i organizimit të Panairit Arsimor Ballkanik është komunikimi i drejtëpërdrejtë me Universitetet dhe kolegjet, fondacione që ndajnë bursa që do të njohtojnë se çfarë ofrojnë në programet e tyre për studentët dhe nxënësite ardhshëm për vitin akademik 2008/2009, për studime postdiplomike etj. Po ashtu studentët e ardhshëm , studentët që studiojnë të njohtohen me mundësitë që këto Universitete ofrojnë për të fituar bursa studimi këtu dhe jashtë vendit. Ditët ndërkombëtare të karrierës janë një hap drejt komunikimit më të mirë në relacionin institucione arsimore dhe nxënës e studentë potencialë.

Panairi Arsimor Ballkanik është një dritare për nxënësit, maturantët, studentët, prindërit, njerëzit e biznesit, institucioneve qeveritare e joqeveritare, fondacionete ndryshme që ofrojnë bursa që të komunikojnë me të gjithë universitet publike dhe private nga rajoni, si Panairi Arsimor Ballkanik, është një mundësi e përkryer që maturantët e shkollave të mesme, të profileve të ndryshme, të njihen më se për afërmi me ofertat universitare, qofshin ato universitete publike, private, apo private jofitimprurëse. Poashtu është një rast i mirë edhe për studentët dhe profesorët të cilët dëshirojnë të ndjekin studime master dhe doktorata sepse këto universitete do të ofrojnë programe ekskluzive për master e doktorata..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *