Home / Lajme / Maqedoni / Tetova si Teksas city

Tetova si Teksas city

Tetovë, 24 mars – Kujdes kur dilni në Tetovë. Qen endacak dhe semaforë të prishur. Kjo është atmosfera e ditëve të fundit rrugëve të qytetit tonë. Përvec imazhit të keq që I japin Tetovës turma e qenve endacak, tani më ata paraqesin rrezik edhe për kalimtarët. Por nuk janë vetëm ata në rrezik por edhe kamera jonë që tentoi sot t`i xhironte. Turma e tyre vazhdimisht paraqet rrezik për secilin, por jo edhe për ato që janë kompetentë. Kjo turmë nuk është e vetmja që vërehet në sheshin e Tetovës, edhe atë para qendrës për kulturë, por ato mund t`i gjesh në qendrën sportive, afër universiteteve afër shkollave të mesme dhe kudo. Pamje idilike për një qytet me mbi 200 mijë banorë , I treti për nga numri I banorëve në Maqedoni. Sakaq këta qen endacak që prishin imazhin e këtij qyteti nuk ka mjaftuar, por janë semaforët të vendosur në qendër që një javë që janë në difekt. Duke patur parasysh gjendjen kaotike në komunikacion dhe shtimin e numrit të veturave dhe mungesës së vend parkimeve, mos funskionimi I semaforëve, ky qytet të len përshtypjen se asgjë nuk funskion.

Nga e hëna e kaluar deri dje (të hënë) vetëm brenda qyetit janë rregjistruar 16 aksidente trafiku.Në 14 prej tyre është shkaktuar vetëm dëm material, ndërsa në një rast është lënduar një këmbësorë, kurse në një rast tjetër ka patur pesë persona të lënduar, njoftoi zëdhënsi I policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.Këtyre problemeve që vërehen nga syri I çdo qytetari të rëndomtë nëse u`a shtojmë edhe poblemin me ujin për pije dhe sheshin e parregulluar atëherë kemi të bëjmë me probleme serioze që ngelen të pazgjidhura vite me radhë..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *