Home / Lajme / Maqedoni / Tetovarët në agoni me ujin e pijshëm

Tetovarët në agoni me ujin e pijshëm

Tetovë, 3 shkurt – Amvisëritë tetovare disa ditë me radhë përballen me mospasje të ujit të pijshëm gjate 24 orëve. Përveç restrikcionit të ujit i cili në ditë zgjat nëntë orë këtyre ditëve si pasojë e një defekti, uji amvisërive tetovare u ka munguar tërë ditën. Shkaktar i mospasjes së ujit të pijshëm ka qenë defekti që ka ndodhur gjatë uikendit kur pas ndrimit të gypit kryesor dhe vendosjes së ventilit për ndarje të qytetit në dy pjesë dhe pas përfundimit të punës gjatë lëshimit të ujit gypi ka shëprthyer në një vend tjetër dhe me këtë rast i tërë qyteti ka ngelur pa ujë, thotë drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Hajrullah Hasani. ”Gjatë ditës së djeshme me qëllim të rikostruimit të gypit me, te ura në Çarshinë e Epërme për furnizim me ujë të pijshëm për ndrimin e gypit i cili ka qenë i vendosur përkohësisht. Në atë vend vendosen ventilat për ndërprerrjen e të dy anëve të rrugës, që është një galeri e komandimit të ujit dhe matja e rrjedhës së ujit në atë gypit kryesor.Puna ka filluar në orën 9 të ditës së djeshme dhe presim që të mbarojë gjatë ditës së sotme. Punëtorët e NPK-së e kanë mbyllur punën në orën 24 mbrëmë, mirëpo ka shpërthyer një gyp në një pjesë tjetër. Në atë pjesë të qytetit nuk kemi pasur qasje për komandimin e ujit dhe këto janë punë rrjedhëse të cilët ne kemi tentuar nëpër shërbimet tona ti parqesim dhe shumë shpejt do të ketë ujë”, deklaroi Hasani.

Me rikostruimin që është bërë në Çarshinë e epërme, Hasani thotë se nuk do të rritet sasia e ujit por vetëm do të rritet cilësia e menaxhimit me ujë.” Me këtë rikostruksion nuk rritet sasia e ujit por cilësia e menaxhimit të ujit të pijshëm për t`a ndarë qytetin në dy pjesë.Kur të bëhet restriksioni, ai të mos bëhet në në rezervoare dhe të mos ketë ujë i tërë qyteti por të ketë me kuarte të kontrolluara në qytet”, tha ai.Restrekcioni i ujit aktualisht realizohet çdo ditë edhe atë në terminet prej orës 1.00 deri në orën 4.00, gjatë natës prej orës 9.00 të mëngjesit e deri në orën 12.00 në mes ditë dhe prej orës 17.00 deri në orën 19,30 nw mbrwmje.Ndërkaq, 380 litra ujë në sekondë nuk janë të mjaftueshme për furnizim me ujë të pijshëm për qytetin e Tetovës.Kjo është theksuar disa herë nga ana e organeve kompetente të komunës dhe udhëheqësia e ndërmarrjes publike komunale Tetova –Tetovë. “Sa i përket ujit, në momentin punohet në përgatitjet për periudhën kur nuk do të ketë ujë gjatë kësaj periudhë nga burimet sigurohen 380 litra ujë në sekondë dhe planifikojmë që të marrin aksion për vendosjen e ujëmatëseve, azhurnimin e shfrytëzuesve të rinj”, ka deklaruar kohë më parë Hajrullah Hasani, drejtor i NPK-Tetova-Tetovë..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *