Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi dhe Gruevski arrijnë kompromisin

Thaçi dhe Gruevski arrijnë kompromisin

Tetovë, 24 mars – Partia Demokratike Shqiptare vendosi kthimin e saj në Qeveri pas arritjes së marrëveshjes me VMRO-DPMNE-në e kryeministrit Nikolla Gruevski, informon agjencia e lajmeve INA.Vendimi për kthimin në Qeveri është marrë mbrëmë në Kuvendin qendror të kësaj partie të mbajtur në Saraj të Shkupit, ndërkohë ai ka vijuar pas negociatave ditëve të kaluara mes kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe kryetarit të VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski..
Zëdhënësi i PDSH-së, Veton Ibrahimi tha se marrëveshja parasheh formimin e grupeve të punës për miratimin e Ligjit të gjuhës shqipe, Ligjit të flamurit, rregullimin e statusit të veteranëve të UÇK-së. Këto grupe pune duhet të formohen në një afat prej dhjetë ditëve.

Sipas tij, dy liderët e koalicionit Gruevski dhe Thaçit kanë shprehur vullnet të mirë për njohjen e pavarësisë së Kosovës..
Marrëveshja parashikon që brenda dhjetë ditëve Qeveria të hartojë dhe miratojë plan aksional për përfaqësimin e shqiptarëve dhe komunitetit jomaqedonas në administratën shtetërore..
Ndërsa sipas marrëveshjes katër rastet e kthyera nga Tribunali i Hagës do të shqyrtohen në bazë të ligjeve ekzituese të Maqedonisë.
Ndërkohë në Kuvendin Qendror, zëvendëskryeministri Imer Aliu ka ofruar dorëheqje nga posti i tij, për shkak siç thuhet arsyeve morale dhe parimore. Pas konsultimeve, kryetari i PDSH-së ka pranuar dorëheqjen e Aliut, i cili kryen edhe postin e zëvendëskryeministrit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit..
Arritja e kësaj marrëveshjes është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Biçikliski, i cili nuk ka dhënë detaje plotësuese..
PDSH dhe VMRO-DPMNE acaruan marrëdhëniet midis tyre, duke vijuar me daljen nga Qeveria të partisë shqiptare, e cila kushtëzoi praninë e saj në Qeveri me realizimin e gjashtë kërkesave për shqiptarët: ligjin për UÇK-në, zyrtarizimin e gjuhës shqipe, njohjen e shpejtë të Kosovës, rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore, përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar në takimet lokale dhe mbylljen e katër rasteve të Tribunalit të Hagës që muajin e kaluar janë kthyer në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *