Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Perdiudhë e volitshme i pret shqiptarët

Thaçi: Perdiudhë e volitshme i pret shqiptarët

Tetovë 30 mars – Partia Demokratike Shqiptare ka vazhduar gjatë fundjavës takimet informative me banorët e Jazhincës, Orashës, Dobroshtit dhe Odrit. Lideri i partisë Menduh Thaçi, duke theksuar se shqiptarët e Maqedonisë, tani më janë në pozitë të volitshme pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe pranimit të gjashtë kërkesave nga faktori ndërkombëtar, shtoi se deri në NATO vendin e ndajnë edhe disa orë. .
“Edhe në Maqedoni situata është shumë pozitive, ka shumë dyshime se a do të marrim ftesën për NATO, a do t`a ndërrojmë emrin apo jo. Kjo ka marrë fund dhe janë në pyetje disa orë. Ftesa për në NATO i vjen Maqedonisë sigurt, emri do të ndërrohet, ndërsa afërsisht do të jetë propozimi i fundit”, tha Thaçi, duke shtuar se kjo është një e arritur shumë më e madhe për Maqedoninë dhe shqiptarët e këtushëm. Sipas Thaçit, shqiptarët e Maqedonisë përfundimisht do të jenë bashkë me shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Këto kufi nuk do të kenë vlerë fizike, qarkullimi do të jetë i lirë i njerëzve dhe i biznesit, ndërsa prezenca e NATO-s garanton një qetësi dhe një stabilitet për rajonin dhe për investimet e huaja”, tha kryetari i PDSH-së. Ai foli edhe për pengesat që hasi PDSH-ja gjatë arritjes së marrëveshjes rreth gjashtë kërkesave. .
“Kemi pasur vështirësi si parti këtyre 18 muajve, sepse kundërshtarët tanë politik, të cilët kanë një emër e ai është BDI, gjithmonë bënin oferta para maqedonasve se me ato zgjidhen problemet më lehtë. Mirëpo, ne kishim durim që të kalojë një kohë e caktuar që të binden shqiptarët se ata nuk mund të realizojnë kërkesat e shqiptarëve. Katër vite ishin në pushtet, katër vite nuk përmbushën ato kërkesa, katër vite asnjëherë nuk përmendën ndonjërën prej atyre kërkesave dhe është definitivisht e qartë se ato nuk mund të realizojnë asgjë”, tha Thaçi. Lideri i PDSH-së është i mendimit se lëvizjet e fundit që ndodhën në PDSH dhe këmbënguljet e saj për t’i realizuar kërkesat u mbyllën me sukses. “Këto kërkesa hasën në mirëkuptim te NATO, Unioni Evropian dhe SHBA”, tha ai. .
Para banorëve të fshatrave të Tetovës, deputeti i zonës Daut Rexhepi-Leka tha se janë qesharake deklarata se PDSH-ja nuk kishte rrugë tjetër përveç daljes nga Qeveria. “Kishte rrugën, të cilën e bëri BDI-ja gjatë qeverisjes së saj, duke humbur kohën dhe duke i hedhur pluhur në sy popullatës, duke treguar gënjeshtra, shifra të rrejshme, kështu që ne për interesa partiake të kalonim mandatit dhe kjo bie në ujë. Ky është një akt i guximshëm dhe ne ishin të vendosur deri ne fund. Moment tjetër më të volitshëm nuk kishte”, tha Leka. Nga ana tjetër, nënkryetari i PDSH-së, Ruzhdi Matoshi tha se Jazhinca deri në vjeshtë do të ketë një pikë shumë të organizuar të zhdoganimit që do ta rrisë segmentin ekonomik. Ministri i Shëndetësisë, Imer Selmani, ndërkaq shfaqi shpresë se shumë shpejt ky fshat do të ketë edhe mjekun e vet..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *