Home / Lajme / Maqedoni / Filloi simpoziumi shkencor kushtuar letërisë arbëreshe

Filloi simpoziumi shkencor kushtuar letërisë arbëreshe

Universiteti I Evropës Juglindore në Tetovë është nikoqir I simpoziumit shkencor kushtuar gjuhës dhe letërsisë arbëreshe, I cili sot I filloi punimet në dy sesione.Simpoziumin në fjalë e shpalli të hapur dekani i fakultetit të gjuhëve, kulturave dhe komunikimit profesor doktor Vebi Bexheti, I cili theksoi se ky simpozium ka për qëllimin vazhdimin e kontakteve si katedër dhe si fakultet me universitetin e Kozencës.” Si fakultet dhe katedër e gjuhës dhe letërsisë shqipe këtë vit vendosëm të jemi nikoqir dhe t`I presim vllezërit tonë të gjuhës dhe gjakut.Nga këto takime dhe vizita që I kemi realizuar tek arbëreshët lidni ideja e që të organizojmë një simpozium shkencor që do t`I kushtohet gjuhës dhe letërsisë arbëreshe”, tha profesor doktor Vebi Bexheti. Ndërsa shefi I katderës dhe gjuhës së letërsisë shqipe Hamit Xhaferii në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se ky simpozium ka për qëllim të jap mesazhe bahkëpunimi e respekti.”Kësaj radhe ky simpozium I dedikohet gjuhës, letërsisë dhe kulturës shpirtërore të arbëreshve të Italisë.Me këtë rast synojmë të zhvillohet një veprimtari shkencore lidhur me këtë pjesë të trungut shqiptar dhe I ka dhënë letërsisë sonë të shquar”, tha Xhaferi

Punë të mbarë këtij simpoziumi I dëshiruan Jorgo Bulu akademik nga Shqipëria, Akademik Rexhep Ismajli dhe nga universiteti I Koznecës Françesko Altimari, të cilët theksuan se ky takim është I rëndësishëm për ndërlidhjen e kulturës së shqiptarëve me atë arbëreshe.”Ky simpozium I kushtohet kulturës dhe gjuhës arëbreshe, dhe është një rezultat I përpjekjeve dhe takim I kulturës së shqiptarëve ballkanik dhe arbëreshëve të Italisë”, tha akademik Jorgo Bulu nga Shqipëria, I cili theksoi se arbëreshët kanë meritë se ruajtën traditën e arbërit, Skendërebeut dhe ka meritën se prodhoi të madhin Jeronim De Radën, dhe hapi katëdrën e parë të gjuhës në botë, theksoi Bulu duke folur për studiuesin e madh arbëresh Guxetën.Ndërsa akademiku Rexhep Ismajli nga Kosova theksoi se kontaktet me arëbreshët janë vendosur shumë herët nga dhe këto kontakte tani më po kurorëzohen me takime të këtij niveli dhe të njejtat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.Në këtë simpozium me referatet e tyre gjithsej prezantohen mbi 70 studiues, nga Maqedonia, Kosova, Shqiëpria Kalabria e më gjërë, ku do të lexohen mbi 40 kumtesa nga studiues të njohur të arbëreshëve. Ky aktivitet është mundësuar nga Ministria e Shkencës dhe Arsimit dhe ministria e Kulturës dhe UEJL-ja si dhe kompania Ekolog.Fjalë përshëndetëse në këtë simpozium morrën edhe disa studies të tjerë të cilët vlerësuan se simpoziumi kushtuar arbëreshëve të Italisë është I një rëndësie të lartë.Letrën drejtuar studiuesve dhe pjesëmarrësve në simpoziumin shkencor kuuhtuar letërsisë arbëreshe të shkruar nga rektori Alajdin Abazi, I cili ndodhet në një konferencë në Uashington e lexoi Demush Bajrami.Në letër Abazi vëren rëndësinë e këtij simpoziumi dhe rolin konstruktiv që luan universiteti në ruajtjen e vlerave dhe traditës kulturore shqiptare..
Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *