Home / Lajme / Maqedoni / Fuere: Maqedonia ka kapacitet që t’i realizojë kriteret për në BE edhe pas zgjedhjeve parlamentare

Fuere: Maqedonia ka kapacitet që t’i realizojë kriteret për në BE edhe pas zgjedhjeve parlamentare

Shkup, 29 prill – Që të mundet Maqedonia këtë vit ta bëjë historike dhe të marrë datë për negociata për anëtarësim në BE, krahas tetë sferave kyçe ku nevojiten reforma të përforcuara, duhet t’i zbatojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në atmosferë të qetë dhe demokratike, potencoi sot euroambasadori, Ervan Fuere.Ai, shfaqi pritje se menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë së re, e gjithë energjia do të fokusohet në realizimin e reformave që të mund të shfrytëzohen mundësitë për marrje të datës për fillim të negociatave me BE-në.”Por, për këtë duhet të kalojë periudha e cila pason prej tani e deri pas publikimit të raportit të ardhshëm për Maqedoninë”, tha euroambasadori, pas konferencës së sotme për shtyp në Qendrën e re informative në Shkup.Në pyetjen e gazetarëve nëse Maqedonia në atë periudhë të shkurtër pas zgjedhjeve parlamentare ka kapacitet t’i realizojë kriteret e kërkuara, Fuere decid se vendi ka kapacitet, por për këtë nevojitet edhe vullnet politik.”

.”Të gjithë liderët politik e demonstruan përkushtimin e tyre për realizimin e kritereve. Qytetarët do të jenë gjyqtarë, sa më shpejtë që konstituohet edhe qeveria do ta marrë vendin e vet, sa më shpejtë do të jenë në gjendje t’u përkushtohen reformave që të mund Komisioni Europian të ketë shumë argumente për nivelin e ardhshëm”, shpjegoi Fuere.Ai nuk ka dyshime se kjo është e realizueshme për shkak se kjo është ajo që e kërkojnë qytetarët nga të zgjedhurit e tyre, por në fund të fundit, siç tha, përgjegjësia mbetet tek liderët politik.I pyetur se çfarë do të jenë sugjerimet e tij si euroambasador në Maqedoni në qoftë se vendi i realizon kriteret e kërkuara, por, nëse nuk merr datë për fillim të negociatave për shkak të çështjes për emrin me Greqinë, Fuere theksoi se Brukseli veçmë i ka inkuarajuar të dyja palët që të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme sa është e mundur më shpejtë.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *