Home / Lajme / Maqedoni / Greqia i ndaloi fluturim aeroplanit të MAT-it edhe pse fluturimi më herët ishte miratuar

Greqia i ndaloi fluturim aeroplanit të MAT-it edhe pse fluturimi më herët ishte miratuar

Shkup 29 prill-Autoritetet e aviacionit grek mbrëmë nuk i dhanë leje për hyrje dhe aterim në territorin e Greqisë aeroplanit të MAT-it, i cili ka qarkulluar nga Shkupi deri në Sharm El Sheik, edhe pse më herët fluturimi ishte miratuar nga “Eurocontrol”. Për këtë shkak, fluturimi është ndërprerë, ndërsa aeroplani detyrimisht ka ateruar në Stamboll, ku është mbushur me lëndë djegëse, ka marrë miratim të ri dhe plan për fluturim, pas çka ka fluturuar për në Sharm El Sheik, përmes Qipros. Në aeroplan gjendeshin 86 qytetar të Maqedonisë, të cilët kanë udhëtuar në Egjipt për festat e 1 Majit, si edhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Nga aerotransporti i Maqedonisë – MAT sqarojnë se piloti i aeroplanit në tridhjetë kilometra nga hapësira ajrore e Greqisë e ka kërkuar kontrollin grek të fluturimeve dhe është paraqitur me kodin Majk Alfa Kilo, dhe jo Macedonian si gjithkund në Evropë, me qëllim që të mos i provokojnë autoritetet greke. Prej atje, pas dy tre minutave ka marrë informatë të shkurtë se nuk guxon të hyjë në territorin grek.Pilotët nga Maqedonia, me qëllim që të mos e shkelin hapësirën ajrore greke dhe të mos shkaktojnë problem, për të cilin mendojnë se grekët e kanë pritur, e kanë drejtuar aeroplanin drejt Shkupit, pas çka në mes të rrugës kanë marrë instruksione që të udhëtojnë për në Stamboll dhe prej atje për në Egjipt. Me ndalimin për aterrim, MAT-it i është ndaluar liria e tretë e Çikagos, pasi veçmë me vite i është pamundësuar edhe e treta me ndalimin për aterim në Greqi.Edhe krahas kësaj, nga MAT-i njoftojnë se fluturimet nuk do të anulohen.MAT-i ka probleme me autoritetet e aviacionit grek për shkak të emrit të kompanisë, i cili me vete e mban fjalën maqedonas

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *