Home / Lajme / Maqedoni / Jashtë bangave shkollore rrezikohen të mbesim 160 nxënës

Jashtë bangave shkollore rrezikohen të mbesim 160 nxënës

Tetovë, 1 prill – 23 paralele të reja me mësim në gjuhën shqipe, duhet të hapen në Tetovë. Kjo ishe kërkesa e sektorit për arsim në komunën e Tetovës gjatë një takimi të mbajtur me gazetarë në komunëne Tetovës, pasi që ministria e arsimit dhe shkencës ka paraparë vetëm 18 paralele. Sipas përgjegjësit për arsim në komunën e Tetovës Enver Beqiri, edhe pse në komunën e Tetovës do të hapen 18 paralele të reja, jashtë bangave shkollore rrezikohen të mbesim 160 nxënës. ”Ne në komunën e Tetovës, reagojmë me të drejtë për mungesë të numrit të paraleleve me mësim në gjuhën shqipe. Të shpresojmë se ky lëshim do të përmirësohet nga ana e MASH-it dhe nuk do të lejohet që nxënësit tanë të mësojnë në paralelet me 38 e më tepër nxënës apo të mbeten jashtë bangave shkollore”, tha Beqiri para gazetarëve.

Sipas tij, në këtë komunë akoma problem mbetet hapësirat për mësim në shkollat e mesme. ”Për këtë problem e kemi njoftuar MASH-in në shtator të vitit të kaluar, në janar të këtij viti dhe para një jave, në prag të shpalljes së konkursit. Në bashkëpunim me kryetarin e komunës, drejtorët e shkollave të mesem, përgjegjëse për arsim të 6 komunave, nxënësit e të cilave mësojnë në shkollat e mesme të Tetovës dhe ekspertëve komunale të ndërtimtarisë, kemi përcaktuar llojin e punës dhe mjetet e nevojshme financiare. Për këtë qëllim, nevojiten mjete financiare për rekonstruim, renovim dhe mbindërtim të objekte mësimore në shkollat e mesme edhe atë”, deklaroi Beqiri.Sipas tij, me shkresë u jemi drejtuar edhe organizatave ndërkombëtare si: UNDP, USAID, OSBE dhe Misionit të Bashkimit Evropian në Shkup. Beqiri tha se pasi që parashihet që për katër vitet e ardhshme të hapen 80 – 90 paralele të reja, si zgjidhje më reale dhe afatgjate është shfrytëzimi i objekteve dhe hapësirës së kazermës së qytetit. .
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *