Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia nuk mori ftesë për në NATO për shkak të kontestit të pazgjidhur me Greqinë

Maqedonia nuk mori ftesë për në NATO për shkak të kontestit të pazgjidhur me Greqinë

Maqedonia nuk mori ftesë për anëtarësim në NATO për shkak të kontestit të pazgjidhur me Greqinë për emrin e vendit. Anulohet anëtarësimi i Gjerogjisë dhe i Ukrainës në Planin aksional për anëtarësim, njoftoi sot në Bukuresht sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de hop Shefer.Konferenca e shtypit e Sheferit filloi një orë me vonesë, për shkak të debateve për zgjerimin e Aleancës, të cilat vazhduan në mënyrë të paplanifikuar.Si rezultat i qëndrimit të fuqishëm të Athinës, 26-të vendet-anëtare nuk arritën konsensus për pranimin e Maqedonisë dhe i bënë ftesë vetëm dy vendeve të tjera kandidate – Shqipërisë dhe Kroacisë.”Ftesa për Maqedoninë ende nuk është e mundur. U pajtuam se ftesa do të bëhet menjëherë pasi të arrihet zgjidhje për emrin. E inkurajojmë procesin që bëhet nën patronatin e KB-së dhe na vjen keq që bisedimet e deritanishme nuk dhanë rezultat”, deklaroi pasdite në pres-konferencën në Bukuresht, sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jaap de Hop Shefer.NATO, tha Sheferi, e njohu punën e vështirë dhe përkushtueshmërinë që e demonstroi Maqedonia për plotësimin e vlerave të Aleancës dhe pjesëmarrjen në operacionet e NATO-s.Sekretari i përgjithshëm i NATO-s informoi se Aleanca vendosi që të fillojë dialog intensiv me Bosnjën e Hercegovinën dhe Malin e Zi për inkuadrimin e tyre të ardhshëm.Anëtarët e NATO-s e anuluan inkuadrimin e Gjeorgjisë dhe të Ukrainës drejt Planit aksional për anëtarësim, që konsiderohet si hap i fundit para anëtarësimit në Aleancë.

Aleatët në deklaratë i përshëndetën reformat demokratike në të dy ish-republikat sovjetike dhe shprehën përkrahje për përpjekjet e tyre për hyrje në Aleancë.NATO-ja do të fillojë dialog të përforcuar me Kievin dhe me Tbilisin për të gjitha çështjet që lidhen me Planin aksional për anëtarësim.Ministrat e Punëve të Jashtme të NATO-s në takimin që do të mbahet nga fundi i vitit, do ta shqyrtojnë përparimin në këtë drejtim dhe do të marrin vendimin e duhur, informoi Shefer.Sekretari i përgjithshëm i NATO-s gjithashtu vlerësoi se në takimin e djeshëm punues dhe në mbledhjen e sotme të Këshillit veriatlantik është arritur përparim edhe për sigurinë energjetike dhe më konkretisht për mënyrën në të cilën NATO-ja mund të ndihmojë për mbrojtjen e strukturave kryesore energjetike.Anëtarët e NATO-s miratuan edhe koncept për mbrojtje kibernetike të Paktit që përfshin dy pika kryesore – mbrojte të rrjeteve individuale informatike të NATO-s nga hakerë dhe sulme të tjera elektronike, si dhe mbrojte të rrjeteve kombëtare të shteteve-anëtare.Shefer me një kënaqësi të madhe publikoi se samitin jubilar të NATO-s me rastin e 60-vjetorit të Aleancës, në vitin 2009 së bashku do ta organizojnë Franca dhe Gjermania në Strasburg dhe në Këln. Vendimi që mos t’i jepet ftesë Maqedonisë për anëtarësim në NATO është dështim për parimet e Aleancës Veriatlantike dhe moment tepër i vështirë për një vend të vogël si i yni, ku NATO-ja pati përkrahje 90 përqindëshe, tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski në konferencën për shtyp në Bukuresht.”Për parimet e NATO-s nuk është problem kur ushtarët e Mqedonisë e rrezikojnë jetën në terren në uniformat e tyre, ku shkruan Maqedoni, por është problem këtu në tryezë në Bukuresht”, tha Milloshoski, i cili shtoi se është vështirë të kuptojmë dhe të sqarojmë, si një vend paqedashës si Maqedonia, me ambicje që të hyjë në familjen e demokracive të lira, është detyruar të heqë dorë nga të drejtat e tij fundamentale – nga emri dhe identetiteti kombëtar.”Eshtë për të ardhur keq për parimet e demokracisë që Maqedonia është refuzuar nga NATO-ja, jo për shkak të asaj që e ka bërë, por për shkak të asaj se çka jemi, e ne jemi maqedonas dhe vendi ynë është Republika e Maqedonisë, dhe ashtu do të quhemi përgjithmonë”, tha Milloshoski.Maqedonia, siç tha, sot është e dëshpëruar edhe nga vizioni afatgjatë për stabilitetin e rajonit, pasi për shkak të vetos greke, rajoni pas Samitit në Bukuresht do të jetë më pak i sigurt sesa ishte.”Shumica e vendeve në rajon janë në rrugë për në BE dhe NATO, por ata të cilët nuk e kanë harruar Ballkanin, prej dje nuk duhet t’i harrojnë rreziqet ekzistuese. Për fat të keq, argumentet irelevante greke e kanë vënë në pikëpyetje stabilitetin e rajonit. Përgjegjësinë e tërësishme për destabilizim eventual të rajonit prej tani do ta ketë Greqia, theksoi Milloshovski.Pyetjes së gazetarëve nëse vetoja greke do të thotë shfuqizim i marrëveshjes kohore mes dy vendeve prej vitit 1995, Milloshoski u përgjigj në mënyrë pohuese dhe paralajmëroi se Qeveria do të vendosë për zbatimin e saj të mëtejshme.Për propozimin e fundit të ndërmjetësuesit Metju Nimic tha se Maqedonia shikon në të si në propozim-zgjidhje përfundimtar dhe për këtë shkak nuk mund të ketë kurrfarë arsye për argumentimin grek për veton. Refuzimi i NATO-s për ftesën e anëtarësimi të Maqedonisë do ta minojë stabilitetin e Ballkanit, deklaroi për Asoshiejted pres negocuesi kryesor për kontesin me emrin Nikolla Dimitrov.Ai theksoi se kjo është kundër angazhimit të Greqisë dhe të vlerave për të cilat NATO-ja angazhohet dhe dërgoi mesazh të gabuar lidhur me politikanët e matur dhe forcat radikale.”Jemi të dënuar për shkak të identitetit maqedonas”, theksoi Dimitrovi.Ai shtoi se maqedonasit do të bëjnë përpjekje që të vazhdojnë rrugën e integrimit euroatlantik, duke shtuar se kjo tani do të jetë më e vështirë. Greqia dëshiron ta shohë “IRJM” në NATO dhe BE, por që të arrihet kjo, duhet së pari ta zgjedhim çështjen rreth emrit, deklaroi ministrja greke e Punëve të Jashtme Dora Bakojani në konferencën e sotme për shtyp në Bukuresht.”Që ta bëjmë atë duhet të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore. Dua të dërgoj mesazh se Greqia ka ndjenja të forta dhe shumë miqësore për njerëzit e IRJM-së. Greqia është e kënaqur nga ftesat për Shqipërinë dhe Kroacinë, ndërsa do të jetë e lumtur kur edhe IRJM-ja do të bëhet pjesë e Aleancës”, tha Bakojani.
Ajo pret të vazhdojë procesi negocues për emrin nën patronazh të KB-ve dhe ndërmjetësuesit Metju Nimic.”Do të vazhdojmë me procesin dhe jam e sigurt se nëse ekziston vullnet politik do të kemi sukses të gjejmë emër të pranueshëm. Greqia asnjëherë nuk ka dashur të imponojë emër, por do zgjidhje në të cilën nuk do të ketë as fitimtarë, as humbës”, tha shefja e diplomacisë greke.Në pyetjen e gazetarëve pse Athina e refuzoi propozimin e fundit të Nimicit, Bakojani u përgjigj se propozimi nuk ka ofruar zgjidhje për problemin. Presidenti amerikan Xhorxh Bush në takimin e kreut të NATO-s në Bukuresht i premtoi Maqedonisë hyrje të shpejtë në Aleancë.Ai shprehu keqardhje që nuk është arritur konsensus lidhur me çështjen rreth anëtarësimit të Maqedonisë dhe shtoi se kontesti me Greqinë për emrin duhet të zgjidhet shpejt.”Ne i premtojmë Maqedonisë që sa më shpejt që është e mundur do të hyjë në Aleancë. Ata realizuan shumë reforma dhe pa ndërprerë i ndihmojnë misionet e huaja në NATO”, tha presidenti amerikan.”Kroacia, Maqedonia dhe Shqipëria e dinë mirë ndryshimin mes të mirës dhe të keqes, sepse patën mundësi që ta njohin fytyrën e të keqes. I bëjmë thirrje të vazhdojnë me reformat që do të kontribuojnë për stabilitetin dhe rajonin e Ballkanik”, shtoi Bush, duke i uruar Shqipërinë dhe Kroacinë.”Dyert e NATO-s duhet të jenë të hapura edhe për shtete të tjera në Evropë, të cilat janë të gatshme për sakrifica në emër të lirisë dhe të paqes”, shtoi presidenti amerikan.Sipas fjalëve të tij, duhet të jetë e qartë se zgjerimi i NATO-s do të vazhdojë.Liderët e NATO-s sot vendosën që të mos i dërgojnë Maqedonisë ftesë për bashkëngjitje për shkak të mos zgjedhjes së kontestit me Greqinë për emrin. Maqedonia do të duhet të kënaqet me perspektivën për integrim të ardhshëm në NATO, pas zgjedhjes së kontestit me Greqinë.Kancelarja gjermane Angela Merlek dhe Presidenti francez Nikolla Sarkozi në konferencë të përbashkët për shtyp në Bukuresht theksuan se Maqedonia ka vendin e saj në NATO, por pasi të zgjidhet kontesti për emrin.”Maqedonasit janë të mirëseardhur, por fillimisht duhet të zgjidhet çështja”, theksoi Merkel.Sarkozi theksoi se Franca “e kupton pozitën e miqve tanë grekë për çështjen për kontestin për emrin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë”.Bullgaria shpreh keqardhje që Maqedonia nuk mori ftesë për anëtarësim në NATO, deklaroi sot kryeministri bullgar Sergej Stanishev në Bukuresht.Ai njoftoi se Bullgaria kategorikisht angazhohet që maksimalisht shpejt të vendosen dhe të përfundojnë negociatat mes NATO-s dhe Maqedonisë për anëtarësim në Aleancë..
.
.
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *