Home / Lajme / Maqedoni / Mësojmë për BE edhe në gjimnazin e Tetovës

Mësojmë për BE edhe në gjimnazin e Tetovës

Tetovë, 10 prill – Ministri I Shëndetësisë Imer Selmani I shoqëruar nga ambasadorja e Suedisë në Shkup Uprina Kronenberg Mosberg, sot mbajtën ligjëratë para nxënësve të shkollës së mesme “Kiril Pejçinoviq”, në Tetovë me temë “Mësojmë për Bashkimin Evropian”.Suedia I mirëpret nxënësit në Bashkimin Evropian dhe ata duhet që të bëjnë detyrat e shtëpisë dhe kanë shumë detyra ndërsa ne i përkrahim ata në familjen evropiane.”Ishte kënaqësi të jem në mesin e nxënësve dhe qëllimi ishte që t`u tregojnë atyre se i mirëpresim në BE, mirëpo kanë të bëjnë shumë detyra për t`u anëtarësuar dhe ne I përkrahim në familjen evropiane.Suedia e përkrah Maqedoninë dhe e pranon emrin kushtetues të saj, mirëpo që jetoni në fqinjësi dhe keni problem me emrin besoj se do të zgjidhni këtë problem, dhe të jeni anëtare e NATO-së dhe BE-së”, tha ambasadorja Uprina Mosberg.

Nga ana tjetër Ministri Selmani theksoi se para nxënësve të shkollave së mesme sqaruam për vlerat e Bashkimit Evropian, zanafillën historiatin dhe atë që e pret Maqedoninë në rrugën drejt inkuadrimit në Bashkimin Evropia.”I njoftuam ata për ndryshimet dhe reformat që janë duke u bërë dhe ato që duhet të përfundohen, më rëndësi është se në Bashkimin Evropian hyret me vlera që ndërtohen në shtetin tonë dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë duhet që ato vlera t`i implementojnë si edhe vetë nxënësit.Mendoj se me këtë cikël në takimet me nxënësit së bashku me abasadorët japim mundësi që ata të njihen me punën, funksionimin e Bashkimit Evropian dhe atë se çka ne duhet të bëjmë që të jemi bashkë me ata”, deklaroi ministri Selmani.
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *