Home / Lajme / Rajon / Ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, është pezulluar sot nga detyra e kryetarit të Partisë Demokristiane

Ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, është pezulluar sot nga detyra e kryetarit të Partisë Demokristiane

Tiranw, 28 prill – Ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, është pezulluar sot nga detyra e kryetarit të Partisë Demokristiane, forcë politike aleate e Partisë Demnokratrike që kryeson qeverinë e kryeministrit Sali Berisha.Vendimi është marrë sot nga Kryesia e Partisë Demokristiane. Ajo gjithashtu zyrtarizimi se Nard Ndoka si Ministër i Shëndetësisë nuk përfaqëson më këtë parti dhe konsideron se PDK nuk është më pjesë e koalicionit qeveritar.

Kol Tonaj, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, pas mbledhjes së Kryesisë së PDK doli në një konferencë për gazetarët ku kumtoi vendimet e marra. Tonaj tha se masat u morën “pasi u konstatuan shkelje të vazhdueshme të programit politik dhe statusit të PDK-së”.Sipas Kryesisë së PDK, “Nard Ndoka pezullohet nga kryetar i partisë deri në kongresin e jashtëzakonshëm të datës 10 maj 2008, për tentativë dhe plane të qarta që ta spostojë partinë majtas duke konsumuar edhe shkelje të rënda parimore

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *