Home / Lajme / Maqedoni / Pallati I kulturë me piano

Pallati I kulturë me piano

Tetovë, 10 prill – Ka arritur në qendrën për kulturë në Tetovë pianoja e cila u sigurua si një donacion nga fondacioni gjerman “ART Mjuzik Interncaional”, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë.Përveç pianos për qendrën kulturore poashtu në këtë qendër ka arritur pianoja për USHT-në.Drejtori I kësaj qendre Faik Mustafa thotë se pallati I kulturës e fitoi edhe pianon e re në vlerë prej 35 mijë euro të cilën e siguroi nga donacionet gjermane së bashku me Ministrinë e Kulturës.”Kjo është një ndihmesë dhe një domosdoshmëri e cila do t`I mundësojë qendrës së kulturë që mos turpërohet kur të gjithë atyre emrave siç ishte Simon Trpçevski të cilit nuk patëm mundësi t`ia sigurojmë më elementarën Pianon për koncertin e tij”, tha Mustafa.

Sipas tij kjo është për çdo falemenderim mund të them si fitore e cila do t`a nderojë jo vetëm pallatin por edhe atyre që u angazhuan një instrument I tillë të bëhet pronë e pallatit të kulturës.”Mendoj se me këtë piano jo vetëm që do të kemi duart e lira të organizojmë koncerte nga emra të njohur por do të kemi mundësi sepse një piano e njetë ka arrituyr për USHT-në ku studentët tanë nuk do ta kenë atë problem që mos të kenë atë kryesore pa të cilën nuk mund t`I bëjnë hapat e mëtejmë në afëtsimin e tyre profesional”, tha drejtori I qendrës kulturore në Tetovë Faik Mustafa..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *