Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti votoi shpërndarje – zgjedhje të parakohshme në qershor

Parlamenti votoi shpërndarje – zgjedhje të parakohshme në qershor

Tetovë, 12 prill-Pas debatit dyditësh maraton, shumica e deputetëve mbrëmë votuan vetëshpërndarje të Kuvendit dhe mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme, me nismë të Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilët e mbështetën VMRO-DPMNE-ja dhe Partia Demokratike Shqipare. Për shpërndarje të dhomës përfaqësuese, që ndodhë për herë rë parë në historinë e Republikës së pavarur të Maqedonisë, votuan të gjithë 70 deputetët e pranishëm, ndërsa sallën e braktisën deputetët që ishin kundër këtij vendimi.”Ju dëshiroj sukses në zgjedhjet e ardhshme, të jeni shëndoshë e mirë”, i porositi kryetari i Kuvendit Lubisha Georgievski.LSDM-ja dhe PLD-ja në dy ditë e kaluara nuk arriti ta bindë shumicën qeveritare të heqë dorë nga qëllimi për zgjedhje të parakohshme, duke përmendur dëmin për interesin shtetëror të Maqedonisë në një periudhë kyçe.

Ata e akuzuan kryeministrin Nikolla Gruevski për sjellje të papërgjegjshme ndaj qytetarëve të Maqedonisë në kohë të çështjeve të ndjeshme me negociatat për emrin dhe hyrjen në NATO. Kundër vemdimit ishin edhe deputetët e partnerit të tretë të koalicionit PRSD.Presidenti Branko Cërvenkovski dje paralajmëroi se me zgjedhjet e parakohshme nuk do të ketë ftesë për NATO. VMRO-DPMNE-ja e mbronte vendimin me qëndrimin se ligjet reformatore janë vazhdimisht të bllokuara nga partitë e opozitës, se Kuvendi është joefikas dhe se për shkak të kësaj i duhet kthimi i imazhit..
U.H

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *