Home / Lajme / Maqedoni / Për shkak se rezultatet në teren mungojnë taksistët legal protetsojnë

Për shkak se rezultatet në teren mungojnë taksistët legal protetsojnë

Tetovë, 1 prill – Nesër sipas të gjitha gjasave taksistët legal në Tetovë do të dalin në protestë dhe do të bllokojnë rrugët. Informacionet tona flasin se një hap I këtillë është ndërmarrë pasi që nuk është arritur kompromis mes organeve gjegjëse të komunës, policisë dhe shoqatës së taksistëve gjatë një takimi të martën në komunën e Tetovës. Taksistët të revoltuar kanë lëshuar mbledhjen pa dhënë ndonjë detaj nga takimi. Ai që është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve ka qenë Zija Qamili, udhëheqës I sekcionit për komunikacion në komunën e Tetovës. Sipas tij, takimi I sotëm ka qenë vazhdimësi e takimit nga muaji shkurt ku atëherë janë pajtuar për katër pika.” Sa I përket pikës së parë unë morra obligim që brenda një muaji, ku arritëm ta ripërtrimë sinjalizimin vertikal mirëpo të njetat largohen nga persona të panjohur dhe 80 përqind e kemi të riparuar.Insektorët kanë dhënë statistika gjithsej 185 fletëparaqitje kanë dërguar në gjyq, prej tyre 60 fletëparaqitje janë për furgonët kurse tjerat janë për veturat.Policia vetëm gjatë muajit mars ka dërguar 165 fletëparaqitje për në gjyq dhe mbi 24 dënëime në bazë të ligjit të ri në vendngjarje”, deklaroi Qamili. Sipas tij për shkak se rezultatet në teren mungojnë taksistët në shenjë revolte kanë lëshuar takimin dhe nga situata mund të dilet vetëm me kontrolle permanente në teren, me angazhimin e inspektorëve shtesë dhe policisë gjithnjë më prezente në teren kjo dukuri do menjanohet, por duhet kohë”, tha Qamili

Marrëveshja e marsit mes taksistëve dhe organeve kompetenete parashihte, të vendosen dhe të ripërtrihen sinjalizimi vertikal, (tabelave për taksi), gjëgjësisht atje ku janë dëmtuar ato, të luftohet veprimtaria e furgonave, të luftohet veprimtaria e auto taksive të egër dhe nga ana e policisë të intervenohet në lokacionet që janë të caktuar për vendparkimin e auto taksive dhe të jenë të lirshëm për auto taksit me dokumentacion të rregulluar..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *