Home / Lajme / Maqedoni / Përmirësohet gjendja e ujit në Tetovë, shkrirja e borës shuan etjen

Përmirësohet gjendja e ujit në Tetovë, shkrirja e borës shuan etjen

Tetove, 16 prill – Restrikcioneve nëntëmujore të ujit të pijshëm në Tetovë u ka ardhur fundi. Një gjendje e tillë ka ndodhur falë shkrirjes së borës në shpatiet e Sharrit, ndërsa ka mundësuar që në gypat për furnizim të ketë 320 litra ujë në sekondë.
“Restrikcionet kryesisht janë ndalur dhe në periudhën e ardhshme uji mund të ndalet vetëm gjatë orëve të natës”, ka thënë drejtori i NPK Tetova, Hajrullah Hasani. Ai ka konfirmuar se restrikcione të ujit nuk do të ketë gjatë katër muajve të ardhshëm. Restrikcionet e ujit në Tetovë kanë zgjatur nëntë muaj rresht çdo ditë, madje nga ora 1 pas mesnate deri në orën 4, prej orës 9 të mëngjesit e deri në orën 12 në mesditë dhe prej orës 17 deri në orën 19 e 30 në mbrëmje. “Ndërmarrja Publike Komunale Tetova, disa herë u ka bërë apel të gjithë shfrytëzuesve të shërbimeve të kësaj ndërmarrjeje t`i shlyejnë obligimet e tyre, që ajo të mund të kryejë veprimtarinë e vet, furnizim normal me ujë për qytetin dhe mirëmbajtjen e higjienës publike si dhe grumbullimin, transportin dhe deponimin e mbeturinave”, thotë Hasani.

Ndryshe, problemet me ujin e pijshëm në Tetovë do të përfundojnë deri nga fundi i vitit. Burime të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve thonë se mjetet për vazhdimin e punëve të filluara vitin e kaluar për sistemin e ri të ujësjellësit në Tetovë, tanimë janë siguruar. Kushtet klimatike dhe terreni i papërshtatshëm për punë në lokalitetin ku kryhen punët janë të kufizuara, andaj nga Lumi i ftohtë e deri në sistemin filtrues të stacionit për përpunimin e ujit, po punohet me intensitet të lartë.. .
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *