Home / Lajme / Maqedoni / Rregullohet qendra e fshatit Miletinë

Rregullohet qendra e fshatit Miletinë

Tetovë, 24 prill-Ministri I Ekologjisë Xhelil Bajrami, sot në fshatin Miletinë ka promovuar projektin e qendrës së këtij fshati, projekt ky që ka kushtuar një milion denarë.Ministri I Ekologjisë tha se ky projekit ka qenë ndër prioritetet e këtij fshati dhe kërkesë e banorëve lokal.”Ne ishim para dy muajve këtu në miletinë, dhe premtuam në këtë fshat që do të ju mundësojnë në qendër të fshatit të ketë një park dhe kjo është realitet dhe erdhëm së bashku këtu për të promovuar këtë projekt ndërsa pas një muaji e gjysëm do të fillojmë një projekt për rregullimin e shtratit të lumit që është zakonisht një problem I madh për këta banorë, në këtë qendër kemi bërë një investim më shumë se një milion denarë invetsimet do të vazhdojnë brenda një jave edhe në Çellopek, Tenovë me një fjalë ky është aktiviteti dhe filozfia e PDSH-së, që është të bëhen invetsime në çdo vendbanim shqiptar”, tha Bajrami.

Sipas tij, për rregullimin e shtratit të lumit janë ndarë 50 mijë euro dhe një milion kështu që këto kanë qenë prioritet e vendosura nga banorët dhe ne kemi mundësinë që t`I realizojmë këto dy projekte, besoj një muaji e gjysëm do të fillojë procesi I tenderimit dhe do të fillohet me punë.Naser Emini, kryetar I nëndegës së PDSH-së për fshatin Miletinë tha se “Falë strukturave të PDSH-së dhe liderit Menduh Thaçi, e në vecanti ministrin e ekologjisë Xhelil bajrami, u realizua një projekt mjaft I rëndësishëm për banorët, stadiumi tek shkolla dhe shtrati I lumit dhe siç shihet kjo është një punë e madhe dhe ne do ta shfrytëzojmë me vite”, tha Emini. .
Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *