Home / Lajme / Rajon / Sarkozi:Stabilizimi i Ballkanit vetëm me hyrjen në BE

Sarkozi:Stabilizimi i Ballkanit vetëm me hyrjen në BE

Presidenti francez Nikola Sarkozi deklaroi se hyrja e Ballkanit në Evropë do ta stabilizojë këtë rajon. Presidenti francez këtë e deklaroi në një takim me gazetarët, ku janë diskutuar politikat e brendshme dhe të jashtmë të Francës.
Sipas tij, hyrja e Ballkanit në Evropë është mënyra për të stabilizuar rajonin.
“Në Ballkan kemi pasur luftë botërore dhe gjithmonë kam vlerësuar se vendet e këtij rajoni duhet të përfshihen në Evropë, me qëllim të qëndrueshmërisë afatgjate”, deklaroi presidenti Sarkozi, duke i`u përgjigjur pyetjes se a është i nevojshëm organizimi i referendumit për zgjerimin e radhës të Bashkimit Evropian.

Presidenti francez bëri të ditur se në projekt-ligjin për reforma të miratuar nga Parlamenti i Francës, është përjashtuar në mënyrë automatike referendumi për pranimin e vendeve të reja kandidate për në BE dhe se për këtë çështje do të duhet të deklarohet Parlamenti. Sarkozi deklaroi se anëtarësimi i Turqisë në BE është një çështje kontestuese. “Nuk është njejtë të pranohet si shembull Kroacia me dy apo milionë banorë apo miqt tanë Zvicra dhe Turqia, e cila së shpejti do të ketë 100 milionë banorë”, deklaroi presidenti francez Nikola Sarkozi.

Gjithashtu lexo

“BMW-ja” përplaset “kokë më kokë” me autobusin, disa të plagosur

Një aksident automobilistik pa pasoja në njerëz ka ndodhur disa minuta më parë në urën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *