Home / Lajme / Maqedoni / Sezoni I begatshëm në Kodrën e Diellit

Sezoni I begatshëm në Kodrën e Diellit

Tetovë, 17 prill – Sezoni katër mujor dimëror në Kodrën e Diellit ka qenë I frytshëm dhe nuk është përsëritur viti paraparak kur Kodrës së Diellit I mungonte kryesorja bora.Sipas drejtorit të kësajq endre Alajadin Asani, sezoni që kaloi ishte më pozitiv për këtë qendër.”Ky sezon ishte më I frytshëm se sezoni I kaluar.Sezoni që e lëmë pas kishte një frekuentim më të madh të turistëve nga vendi, Kosova, Shqipëria dhe nga vise tjera, kishte edhe borë për dallim nga sezoni I kaluar, në aspektin ekonomik kishte rezultate pozitive”, thotë Asani.Sipas tij sezoni kishte edhe problemet e veta si era që shkaktoi dëme dhe borxhi me rrymën elektrike.
“Era na shkaktoi dëme të konsiderushme në hotel “Sllavija” dhe në mënyrë urgjente e riparuam dhe ishte funskional për të pranuar tursit.Nga viti 2005 rryma nuk ishte paguar dhe EVN-ja na çkyçi nga rrjeti elektrik derisa ne nuk paguanim borxhin.Ashtu një javë para vitit të ri në bëmë pagesën dhe me ndihëm e zëvendëskryeministrit Imer Aliu e shlyem atë borxh dhe ne vazhduam me punë diku rreth 110 mijë euro paguajtëm rrymën”, nënvizoi ai.

Aktualisht kjo është koha më e papërshtatshme në kodrën e diellit, por festat e 1 majit janë shpresëdhënëse se aty dp të ketë lëvizje poztive dhe frekuentim më të madh të atyre që deshirojnë të relaksohen në shpatiet e malit sharr.”
Kjo është faza më e vdekur, tani nuk është koha optimale për piknik dhe rekreim dhe pas dy muajve do të fillojë sezoni veror kur do të ketë një frekuentim më të madh të turistëve në shpaitet e Malit Sharr.Do të kemi një frekuetim gjatë festave të majit, ndërsa gjatë tërë kohës njëri prej hoteleve do të jetë I hapur”, theksoi Asani.
Ndërkaq Kodra e Diellit tani më është prezantuar edhe në vendet më të zhvilluara, ku gjatë sezonit dimëror është prezantuar edhe në Muhin të Gjermanisë.”
“Në Kodrën e Diellit kanë qëndruar delegacion nga Kroacia dhe përmes një biznesmeni kroat I cili meret me sportin ekstrem SNOË BORD edhe njëkohësisht me mjetete tija ka sjellë një makinë shtypëse të borës të cilën e kemi shfrytëzuar gjatë sezonit dimëror, ashtu që edhe kemi shfryëtzuar prezencën e tij në aspektin e markentingut ku kemi qenë në Gjermani në Munih ku është bërë prezantimi I denjë I Kodrës së Diellit dhe kah fundi I muajit shkurt na solli edhe kampinonin botëror në Fry Steel, këtu në Kodër të Diellit”, bëri të ditur ai.Sipas drejtorit Asani, koha e zgjedhjeve do të prolongojë privatizimin e kësaj qendre dhe ankandi publik me siguri se do të shpallet pas zgjedhjeve.Përfaqësues të kësaj qendre thonë se me privatizimin e kësaj qendre atëherë do të mund e njejta të rivitalizohet dhe të jetë më atraktive për vizitorët dhe turistët..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *