Home / Lajme / Maqedoni / Shtatë fakultete të reja në USHT

Shtatë fakultete të reja në USHT

Tetove, 16 prill – Qeveria e Maqedonisë ka konfirmuar të martën paralajmërimet e ministrit të Arsimit, Sulejman Rushitit për zgjerimin e mëtutjeshëm të USHT-së. me këtë rast, USHT do të zgjerohet me shtatë fakultete plotësuese. Do të hapet Fakulteti për Shkencat Mjekësore, Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Arteve, Fakulteti Filologjik, Fakulteti për Edukatë Fizike, Fakulteti për teknologji ushqimore dhe Fakulteti për shkenca aplikative. Kjo është paraparë me planin qeveritar për zgjerimin e USHT-së, plan ky që të martën u bë i njohur nga zëdhënësi qeveritar, Ivica Bocevski.
Ai theksoi se hapja e këtyre drejtimeve rritë nivelin e arsimimit dhe mundësitë e shkollimit të rinjve në drejtime të caktuara.

Bocevski deklaroi se Qeveria ka miratuar hapjen e Fakultetit për teknologji informatike dhe të 26 fakulteteve në universitetet aktuale të vendit, që duhet të startojnë si programe studimore gjatë tetorit të këtij viti, nëse projekt-ligji kalon në Parlament. Zëdhënësi qeveritar shtoi se për këtë janë siguruar konstruksionet financiare dhe sigurimi i kushteve dhe kuadrit arsimor..
U.H

Gjithashtu lexo

Sot para gjykatës themelore të Kumanovës, ndryshoi qëndrimin e tij,pendohet vrasësi i Almir Aliut, u kërkon falje familjarëve

Boban Iliq, i akuzuar për vrasjen e Almir Aliut, sot para Gjykatës Themelore të Kumanovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *