Home / Lajme / Maqedoni / ‘To Vima’: Nimic përgatit propozim të ri për emrin e Maqedonisë

‘To Vima’: Nimic përgatit propozim të ri për emrin e Maqedonisë

Shkup 29 prill – Ndërmjetësuesi i KB-ve në kontestin mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë Metju Nimic planifikon pas Pashkëve të dalë me propozim të ri të kontestit dypalësh, shkruan gazeta “To Vima”.Plani i Nimicit është i pranueshëm për Athinën, thekson gazeta dhe shton se në të diplomati amerikan e propozon emrin “Maqedonia e Re” ose variant tjetër të këtij emri dhe se dëshiron ta përdorë Bashkimin Evropian si lloz për kryerje të presionit ndaj të dyja palëve.Pala greke në kontestin angazhohet për emër të përcaktuar gjeografik për Maqedoninë dhe kërkon për marrëveshjen eventuale me Shkupin të kërkojë miratim nga Këshilli i Sigurimit të KB-ve.Qeveria në Athinë konsideron se emri “Maqedonia e Re” ose variantet e tij të llojllojshme u përgjigjen kërkesave të tyre dhe se emërimi i shtetit duhet të jetë gjeografikisht i përcaktuar.

“To Vima” pohon se Uashingtoni, gjithashtu, ka qenë i gatshëm ta pranojë këtë emërim për shkak se mendon se me të do të pritet “nyja krenare” dhe do të shërbejë si bazë për marrëveshjen përfundimtare mes Athinës dhe Shkupit.Gazeta citon se burime të besueshme maqedonase të cilat theksojnë se kreu shtetëror në Shkup nuk pajtohet me emrin “Maqedonia e Re” si variant për zgjidhjen e kontesti me Athinën. Për atë gazeta nu e përjashtën mundësinë Metju Nimic sërish të ndërmarrë një vizitë në rajon, edhe pse ai tashmë në Nju-Jork i ftoi negociatorët e të dyja palëve.Në kontekst të qëllimeve të Nimicit, gazeta përkujton se gjatë vizitës së paradokohshme në Shkup sekretarit i përgjithshëm i NATO-s Ja de Hop Shefer e caktoi 9 korrikun si afat përfunditar për arritjen e marrëveshjes për emrin. Në atë ditë Kroacia dhe Shqipëria parashikohet ta nënshkruajnë protokollin për bashkangjitje ndaj NATO-s

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *