Home / Lajme / Maqedoni / Votimi shkoi qetë dhe pa probleme

Votimi shkoi qetë dhe pa probleme

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, të martën u mbajtën zgjedhjet e rregullta për kryesinë e re të Unionit të studentëve. Sipas Petrit Ademit, kryetar i Komisionit Zgjedhor deri në mbylljen e gazetës procesi zgjedhor ka shkuar mirë. “Të drejtë vote kanë mbi 7 mijë studentë të rregullt dhe të çrregullt. Deri në këtë moment procesi zgjedhor është duke kaluar pa asnjë problem”, tha ai.
As Kristina Sfikas, monitoruese e zgjedhjeve nuk kishte ndonjë vërejtje për procesin zgjedhor. Ndërkaq vetë kandidatët për kryetar të Unionit të studentëve Agon Ferati dhe Raif Syla u shprehën të kënaqur me rrjedhën e votimeve.

Sipas kryetarit aktual të Unionit të studentëve të UEJL-së, Ferati, këto zgjedhje janë duke shkuar në mënyrën më të mirë për dallim nga hera e kaluar. Procesi zgjedhor kishte filluar në orën 9 të mëngjesit, ndërsa kryetari i ardhshëm do të jetë me mandat njëvjeçar..
(U.H.)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *