Home / Lajme / Maqedoni / 33 punësime të reja në Tetovë

33 punësime të reja në Tetovë

Tetovë, 08 maj – 12 mijë denarë në muaj për pagë dhe kontribute në periudhë prej 6 mujash do të marrë çdo punëdhënës I cili do të punësojë prindër vetëushqyes.Kusht themelor është që të punësuarin e ri t`a mbajë në punë 12 muaj.Derisa për punësim të një fëmije pa prindër punëdhënësi në muaj do të marrë nga 15 mijë denarë në periudhë prej 9 muajsh.
Sipas të dhënave të agjencionit për punësime në Tetovë, deri në fund të muajit prill janë paraqitur 203 aplikant, janë miratuar 28 prej për në rajonin e Tetovës për 33 punësime. Në Gostivar 38 aplikant me 49 punësime dhe në Dibër 7 aplikant me 10 punësime. Interesim më të madh ka patur për bujqësi rreth 40 %, pastaj për frizer, për tregti etj.

Qeveria për këtë projekt ka ndarë 6 milion euro me të cilin projekt është parapë që dri në fund të viti të punësohen 2000 njerëz dhe në të ardhmen dot edhe projekte tjera në këtë drejtim.Qendra punëdhënsve do t`iu dorëzojë në shqyrtim listat e prindërve vetëushqyes dhe të fëmijëve pa prindër me të dhëna për profesionin e tyre dhe ato më pas mund të zgjedhin se për cilin punëtor kanë nevojë.Ndryshe sipas të dhënave të publikuara në ëeb sajtin e agjencionit për punësime, në Tetovë, deri në fund të muajit mars janë evidnetuar 29.970 të pa punë. Prej tyre 13.687 janë të pa punë nga qyteti dhe 16.283 nga fshatrat e rrethinës së Tetovës.24,346 janë shqiptarë, ndërsa maqedon 4550, të tjerët janë turq dhe rom..
Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *