Home / Lajme / Maqedoni / 330 qytetarë kanë shqyrtuar listat zgjedhore

330 qytetarë kanë shqyrtuar listat zgjedhore

.
Tetovë, 29 prill – 7 persona nga Tetova nuk janë gjetur në listat zgjedhore në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, tw caktuara pwr mw 1 qershor.Më shumë janë ato të cilët nuk e kanë gjetur emrin e tyre se ata ende kanë adresë të vjetër të banimit.Për shkak të kësaj kanë dorëzuar kërkesë për ndryshimin e vendbanimit dhe me këtë ndryshimin e vendvotimit.Nga fillimi I shqyrtimit të listave zgjedhore, në ditë rreth katër qytetarë mesatarsisht në njësinë rajonale të ministrisë së drejtësisë kanë kërkuar se a gjenden në listat zgjedhore.Në 18 zyrat tjera rajonale në rajonin e ish komunës së Tetovës, diku rreth 25 qytetarë kanë bërë shqyrtim të listave

Siç njoftojnë nga kjo njësi qytetarët më së shumti shqyrtojnë listat në ditrën e fundit më 1 maj.Pas skadimit të afatit qytetarët nuk kanë të drejtë të kërkojnë ndryshime dhe plotësime të listave zgjedhore Dehar Mustafa, këshilltar I lartë pranë ministrisë së drejtësisë njësia rajonale në Tetovë, thotë se qytetarët e Tetovës që në ditën e parë më 22 maj kanë treguar një interes të veçantë për të shiquar listën zgjedhore, një numër I madh I tyre kanë treguar interes për ndryshimin e adresës së banimit, ndërsa një numër nuk e ka gjetur emrin në listat zgjedhore, për çka edhe kanë kërkuar nga shërbimet profesionale të ministrisë së drejtësisë të nisin procedurat për evidentimin e emrave të tyre në listat zgjedhore.”Kryesisht shqyrtimi publik është bërë në njësinë rajonale të ministrisë së drejtësisë, por edhe në 18 zyrat e vendit.Gjithsej deri më tani kanë treguar interes rreth 330 qytetarë, gjithsej kemi aprovuar tre vendime për ndryshimin e të dhënave në listat zgejdhore, një numër I vogël nuk e ka gjeturv emrin në listë për çka kërkesave të tyre shërbimi profesional u ka dalë në në ndihmë dhe ka sjellë vendime adekuate”, tha Mustafa.Sipas tij, arsyet se pse nuk gjenden në listat zgjedhore janë të shumta, kryesisht ata nuk e gjejnë emrin e tyre për shkak se kanë dokumente identifikimi me afat të skaduar, bëjnë ndryshimin e vendbanimit dhe arsye të tjera të cilët janë të karrakterit subjektiv të tyre se sa të organeve përkatëse”, tha ai.Siç bënë të ditur në këtë zyrë deri më tani asnjë kandidat I pavarur nuk ka deponuar nënshkrime se do ta dal në zgjedhje..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *