Home / Lajme / Maqedoni / 42 mijë euro ndihmë për spitalin e Tetovës

42 mijë euro ndihmë për spitalin e Tetovës

Tetovë, 26 maj – Organizata e mbretërisë së Arabisë Saudite IROSA, I ka ndarë spitalit klinik të Tetovës një donacion në vlerë prej 42 mijë euro, në paijsje mjekësore.Sot në spitalin e Tetovës në mënyrë solemne I është ndarë donacioni udhëheqësisë së spitalit.Me këtë rast drejtori I spitalit klinik të Tetovës Asan Luma, tha se bëhet fjalë për paijsje të cilët I kanë munguar spitalit klinik tonë dhe do të përmirëojnë dukshëm shërbimet shëndetësore.”Bëhet fjalë për një donacion nga organizata IROSA të mbretërisë të Arabisë Saudite, e cila I dhuroi spitalit të Tetovës paijse në vlerë prej 42 mijë euro.Bëhet fjalë prë paijsje të kabinetit fizikal, ku kemi pasur mungesë serioze në dhënien e shërbimeve shëndetësore në klinikën tonë, e dyta ka të bëjë në repartin e oftamutologjisë dhe në repartin e transfuziologjisë, të cilët do të ndihmojnë në përcaktimin e diagnozës dhe në dhënien e shërbimeve shëndetësore në spitalin klinik.Njëkohësisht ky projekt ka përfshirë edhe blerjen e aparatave për larje të mublesave në spitalin tonë, si dhe blerjen e karikeve dhe paravaneve të cilët I nevojiten spitalit tonë”, deklaroi Luma.

Luma ka çmuar lartë këtë donacion dhe theksoi se është një rast I mirë dhe ne e përshëndesim angazhimine kësaj organizate dhe shpresojnë në bahskëpunimin e mëtejmë, mes kilikës tonë dhe kësaj organizate.”Ne sot promovojmë edhe miratimin e projketit të dytë në kuadër të angazhimeve të tyre në klinikën tonë ku bëhet fjalë për blerjen e pesë aparateve për dializë, pesë ulseve për dializë dhe komplektimin e sallës në dializë në Tetovë do të ngrisim kualitetin e dializimit në klikiën tonë dhe përfshirjen e të gjithë pacientëve që janë në klinikat tjera të cilët do të mund të bëjnë këtu në Tetovë”, tha drejtori Luma.
Agron Emini, përfaqësues I organizatës IROSA dega në Maqedoni theksoi se ky projekt realizohet në dy faza, faza e parë në një dhuratë në paisje mjekësore dhe faza e dytë janë aparatuarat që do t`I dhurohen pas një kohe.Besoj se kjo ndihmesë do të ndihmojë spitalin e Tetovës në përmirësimin e kushteve dhe dhënies së shërbimeve mjeëksore, tha Emini

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *