Home / Lajme / Maqedoni / Afër 5000 vëzhgues do të monitorojnë zgjedhjet e 1 qershorit

Afër 5000 vëzhgues do të monitorojnë zgjedhjet e 1 qershorit

27 maj – KSHZ në seancën e sotme mori vendim për akreditimin e disa vëzhguesve dhe gazetarëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 1 qershor, kështu që tani numri i tyre arrin më shumë se 5.000 vetë.
Anëtarët e KSHZ-së në seancën e sotme vendosën që të formojnë komisioni i cili do t’i vizitojë komisionet komunale zgjedhore në Tearcë, Bogovinë, Bërvenicë nga të cilat janë marrë informata për parregullsi të caktuara.

Komsioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e sotme gjithashtu dha sqarime për zbatimin e nenin 2 nga Kodi zgjedhor me të cilin sqarohet se një ditë para ditës së votimit partitë politike duhet të parashtrojnë në këshillet zgjedhore emrat e vëzhguesve të tyre të autorizuar, por ata nuk mund të jenë persona kandidatë për deputetët në njësinë zgjedhore që janë kandiduar.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *