Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Marrëveshja e Majit forcon atë të Ohrit

Ahmeti: Marrëveshja e Majit forcon atë të Ohrit

28 maj – Bashkimi Demokratik për Integim, tubim parazgjedhor mbajti në fshatin Bogovinë të Tetovës. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se Marrëveshja e 29 Majit po forcon Marrëveshjen e Ohrit.
“Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare u ngrit vetë nga ky popull. Dikush thotë se ne luftuam për territore, jo ne nuk luftuam për territore, dhe ne pikërisht ishim ata që thamë të mos ndahet Maqedonia.Ato oferta që neve na bëhëshin, mund që ti pranonin vetëm qarqet antishqiptare”, tha Ahmeti.
Ne luftuam dhe luftojmë që në këtë vend ti gëzojmë të gjitha ato vlera kombëtare që i kanë edhe të tjerët, ne nuk jemi kundër vlerave që ndërtojnë maqedonasit, ama tonat të mos na i prekin, u shpreh kreu i BDI-së.
“Ne kemi fituar ç’do herë dhe nuk është në pyejtje fitorja e BDI-së por sa e thellë do të jetë fitorja këtu është pyejtja” deklaroi Ahmeti.

Ata të cilët vendosin të hyjnë të qeverisin pa vullnetin e popullit të tyre shumë me kollajllëk e shkelin së pari popullin e tyre e më pas të tjerët, tha para banorëve të Bogovinës, nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi .
“Shumë më kollajllëk azganllëkun e tregojnë tek poppulli i tyre e asnjëher tek të tjerët, shumë më lehtë u vjenë ta shkelin vetëveten se sa të tjerët. BDI është subjekt politik i cili bënë politik dinjitoze”, tha Arifi.
Ajo tha se BDI është parti politike që don me qeverisë, por BDI dëshironë që të qeverisë me hallallin e popullit të vetë jo me haramin e popullit të vetë.
“Me një qershor shqipatër duhet të tregojnë se janë të dinjitetshëm, se duan ta zgjedhin zotnillëkun në vend të hyzmëqarrllëkut, se duan ta zgjedhin respketin për vete dhe të tjerët, dhe këtë do ta bëjë Bogovina me një qershorë” tha Arifi.
Para banorëve të Bogovinës folen edhe Hazbi Lika kryetarë i komunës së Tetovës, Nevzat Elezi, kryetar i komunës së Bogovinës, etj.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *