Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Të respektohet vota shqiptare

Ahmeti: Të respektohet vota shqiptare

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin e sotëm më banorët e komunës së Likovës deklaroi se gjatë këtyre zgjedhjeve duhet të përkrahet opcioni që nuk lejon nënçmimin e shqiptarëve. “Në garë janë dy opcione. Opcioni i BDI-së që ofronë që ne si shqiptarë të vendosim vetë për fatin tonë, dhe ai i oponentëve tanë që thonë se për fatin tonë duhet të vendos mandatari ose maqedonasit, ashtu sic është vepruar para 2001 e për fat të keq edhe në 2006.

Prandaj, është shumë me rëndësi që të përkrahet opcioni që nuk lejon nënçmimin e shqiptarëve”, theksoi Ahmeti.Ai apeloi për zgjedhje të lira dhe demokratike.
“Tani është shumë me rëndësi që të kemi zgjedhje të rregullta, të lira dhe të pranueshme nga të gjithë. Më e rëndësishme është që të dilet masovikisht dhe të votojmë për vetëveten, të votojmë për ata qe dijnë të mbrojnë intereset kombëtare”, tha Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *