Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Tërhiqem nëse nuk i fitoj zgjedhjet

Ahmeti: Tërhiqem nëse nuk i fitoj zgjedhjet

28 maj – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë dhënë BBC- së ka thënë se nëse partia e tij do të dalë humbëse në zgjedhjet e së dielës, ai si akt moral do ta lëshojë postin e kryetarit të kësaj partie.
Kryetari i BDI-së, thotë se shqiptarët në qeverinë e re e cila do të formohet pas zgjedhjeve, duhet t’i përfaqësojë partia e cila do të dalë fitimtare në mesin e votuesve shqiptarë.
Duke e komentuar deklaratën e kryeministrit në dorëheqje Nikolla Gruesvki, se ai nëse del fitimtar preferon që përsëri në qeveri ta marrë Partinë Demokratike Shqiptare, Ali Ahmeti ka këtë përgjigje: “Pavarësisht parapëlqimeve, pavarësisht preferencave, ne do të respketojmë vullnetin e shumicës së qytetarëve, se përndryshe ne përgatisim një situatë krejtësisht tjetër, që vendin do e rifusim në krizë të thellë politike, siç ndodhi në periudhën e vitit 2006”.

Ahmeti, edhe pse nuk beson se partia e tij do të humb në zgjedhjet e së dielës, thotë se nëse shqiptarët nuk e mbështesin partinë e tij, ai do ta pranojë humbjen dhe do ta lëshojë edhe postin e kryetarit. “Unë nëse i humb zgjedhjet, sigurisht që si akt moral, duhet të tërhiqem nga kreu i partisë”, ka thënë ai për BBC.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *