Home / Lajme / Maqedoni / AI: Maqedonia progres reforma, por diskriminim të pakicës rome

AI: Maqedonia progres reforma, por diskriminim të pakicës rome

28 maj – Në Maqedoni është arritur progres në reformat në polici dhe jurisprudencë, por akoma vazhdon diskriminimi i pakicave, posaçërishtë diskriminimi i popullatës rome është i theksuar, thuhet në raportin e këtij viti të organizatës prestigjioze për të drejtat e njeriut, Amensty International.
Raporti vlerëson se mosmarrëveshjet mes presidentit dhe kryeminsitrit, Qeverisë dhe partive shqiptare si dhe mosmarrëveshjet mes vet partive shqiptare i kanë penguar reformat ligjvënëse.
Sipas raportit të Amnesty International, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut vazhdon të raportoj për raste të maltretimeve gjatë arrestimeve dhe paraburgimeve, gjatë të cilave Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka respektuar procedurat interne, ligjin dhe standartet ndërkombëtare, thuhet në raportin e Amnesty International, transemton agjencia e lajmeve INA.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *